Siguria kibernetike, drejtori i FBI-së, Comey: Njeriu, faktori më i ekspozuar

Postuar në 08 Mars, 2017 15:10

Drejtori i Byrosë Fedrael të Hetimit në SHBA, James Comey, është duke mbajtur një fjalë në konferencën për sigurinë kibernetike në Boston College. Ai ka paraqitur aktorët kërcënues në këtë botë të internetit që jetojmë, duke vënë theksin te faktori njeri. Comey ka folur për nevojë e inxhenierisë sociale, “për të kuptuar sesi njerëzit mendojnë”, pasi njeriu sipas tij, afekton të gjithë higjenën e sistemit. Comey ka shtuar se terroristët nuk janë ende në gjendje që ta përdorin internetin si armë shkatërrmi, “ashtu siç logjika na e thotë se do të ndodhë”. Më tej akoma, Comey, i përfolur shumë gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale, ka deklaruar se rreziku kryesor është jo humbja e të dhënave, por korruptimi i tyre. Është një sfidë në të cilën SHBA qëndron në krye, qoftë edhe për nivelin e perceptimit të tij. Po kështu Comey ka nënvizuar se në kohën e internetit kërcënimet që ndodhin në rrugë virtuale, asgjësojnë konceptin gjeografik të menaxhimit dhe përgjigjes operacionale. Më poshtë video e tij:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.