Postieri i mirë i Bullgarisë

Postuar në 07 Mars, 2017 09:29

“Postieri i mirë” – këtë epitet ka marrë Ivani, një postier në një fshat të braktisur bullgar, në kufi më Turqinë për shkak të qëndrimeve të veta ndaj emigrantëve sirianë. Ivani është subjekt i një dokumentari po me këtë titull – e ku deklaron se do të garojë për zgjedhjet lokale në Golyam Dervent, i boshatisur nga banorët.  Dhe nëse fiton do të lejojë që imigrantët sirianë të vendosen në fshat për t’i dhënë sërish jetë atij. “Postieri i mirë” u shfaq në Amsterdam në vitin 2016 dhe ka marrë vlerësime. Ai ka për regjizor Tonislav Hristov dhe ka arritur të paraqesë një kontradiktë të madhe mes elitave të një vendi si Bullgaria në periferi të BE-së me njerëzit dhe perceptimet e tyre në qytete të harruara. Varfëria dhe shkretimi është realiteti i Europës në këto zona që nuk mbulohen nga shkëlqimi i dritave dhe kamerës së mediave. Deklarimi I postierit Ivan është atipik edhe për vetë Bullgrinë, një vend ku 70% e njerëzve janë të mendimit që të ndalohet vendosja në këtë vend e njerëzve të besimit mysliman.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.