Greqia kundër lëshimeve nga BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Postuar në 07 Mars, 2017 22:20

Ministri i Jashtëm, grek Nikos Kotzias kërkoi nga disa vende të BE-së të mos tolerojnë mungesën e demokracisë në vende si Shqipëria dhe Maqedonia, të cilat sipas tij kanë probleme të mëdha me funksionimin e demokracisë. Shefi i diplomacisë greke i ngriti këto shqetësime në tryezën e ministrave të Jshtëm të BE-së që u mbajt në Bruksel. "Disa mendojnë se duhet t'i lehtësojmë këto vende dhe t'u bëjmë lëshime apo kompromise që t'u pëlqejmë. Megjithatë, problemi nuk është ky. Problemi është se këto vende duhet të kuptojnë se duhet të funksionojnë në mënyrë demokratike dhe kjo do të thotë një qasje më demokratike ndaj opozitës,  minoriteteve apo edhe pakicave kombëtare"-tha Kotzias. Raporti i vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në sipas ministrit të Jashtëm grek duhet të bazohet te vlerat dhe parimeve dhe më pak në interesat financiare të elitave politike. 
"Ajo që theksuam është se çështja ka të bëjë me faktin se shumë vende e perceptojnë BE-në vetëm si një burim sponsorizimi dhe jo si një perspektivë të marrë pjesë në një qendër vendimarrjeje. Ne kemi vërejtur se në diasa vende duhet të kuptohet se BE-ja është një sistem i vlerave dhe se demokracia kërkon një një kulture - siç e quajmë ne - kompromisin dhe konsensusin".
Duke iu referuar situatës në Maqedoni dhe Shqipëri Ministri i Jashtëm grek po ashtu kërkoi që shtetet të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të vendeve fqinje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.