Salmonela, përgjegjësja për asgjësimin e aztekëve?

Postuar në 06 Mars, 2017 09:46

Aztekët janë një ndër qytetërimet më tragjike në histori në botës. Në vetëm në shekull, atë të 16-in, ata dolën nga skena edhe të likujduar biologjikisht si pasojë e kontaktit me spanjollët që mbërritën në Meksikë në vitin 1519. Nga 25 milionë që ishte popullsia e tyre në këtë kohë, për vetëm një shekull u reduktua në vetëm 1 milionë. Kjo si pasojë e epidemive masive që prekën popullsinë vendase, sjellë nga spanjollët në një tokë ku nuk ishin njohur sëmundje të tilla më parë.

Vrasësi kryesor ishte salmonella, varianti I saj, Paratyphi C. Ky bakter mund të çojë në tifo me përqindje vdekshmërie – nëse nuk trajtohet – 10-15% të të prekurve. Një studim bazuar në studimin e AND-së tregon se salmonella ka qenë përgjegjësja kryesore për asgjësimin e aztekëve në shekullin e 16-të. Aztekët përdorën një fjalë për murtajën – cocoliztli. Fjalë përgjithësuese për sëmundje që vrisnin në masë. Një epidemic ra mes viteve 1545 -1550 duke asgjësuar rreth 80% të popullsisë azteke. Një tjetër goditi në vitin 1576 duke sjellë vdekjen e 7 – 18 milionë njerëzve. Një katastrofë e përmasave biblike.

Kërkuesit nga Instituti Max Planck në Gjermani kryen kërkime në varret e Oaxacan në jug të Meksikës. U morën fragmente të AND-së nga dhëmbët e 29 kufomave, 24 prej të cilave ishin viktima të epidemisë së vitit 1545-1550. U verifikua prania e salmonelës në disa prej tyre duke i dhënë më shumë peshë tezës se europianët sollën me vete variantin Paratyphi C, duke provokuar pa dashje likujdimin e një popullsie të tërë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.