"Naiviteti" i Ali Ahmetit: Pranon rolin e Shqipërisë në hartimin e Platformës

Postuar në 06 Mars, 2017 09:18

Ndërkohë që krahu i Nikolla Gruevskit në Maqedoni po deklaron se platforma e partive shqiptare është hartuar në Tiranë duke jetësuar këtu një akt antikushtetues, në skenë del Ali Ahmeti i cili në një intervistë për mediat, zbardhur nga portali “Almakos”, sqaron si me “naivitet” se Edi Rama, por edhe aktorët politikë në Kosovë kanë patur rol në përpilimin e dokumentit. Një shfaqje mjeshtërore televizve e Ahmetit që po ndihmon në sabotimin e platformës që nuk e ka dashur asnjëherë, duke zbuluar qartë për opionionit maqedonas rolin e Tiranës zyrtare e madje edhe të partive me program nacionalist si Vetëvendosja. Kujtojmë se presidenti Ivanov vlerësoi se Platforma është hartuar jashtë shtetit dhe se mbi të gjitha ai është një dokument postelektoral, pra për të cilin askush në Maqedoni nuk ka votuar. Kjo ka pak rëndësi tashmë. Rëndësi ka pozicionimi i Ahmetit kundër Platformës e cila ul rolin dhe profilin e tij si menaxher i punëve shqiptare në Maqedoni.

Comments

Submitted by Artan (not verified) on

Pse u dashka fshehur qe Edi Rama eshte faktori kryesor ne hartimin e platformes? Rendesi ka qe shqiptaret po u imponohen maqedonasve dhe ne fund te fundit edhe nqs nuk realizohet qeveria Zaev atehere shqiptaret mund te tentojne edhe formojne institucione paralele qe do ti detyrojne maqedonasit me vone te luten per platformen e Tiranes! Megjithese besoj se Ivanovi do te kete frike nga BE dhe do te mandatoje Zaevin! Nqs jo, me keq per ta! Jemi ne, ne pozicion superior tani, jo maqedonasit! Duhet shqiptaret ta shfrytezojne Zaevin, jo e kunderta! Sepse shqiptaret i pret koha dhe jane faktore konstante, Zaevi jo!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.