Në qendër të skandalit. E megjithatë asgjë nuk ndodh

Postuar në 06 Mars, 2017 14:05

Oligarki, pushtet, pasuri. Trinomi në fjalë është emblematik për Rusinë e Vladimir Putin, ashtu siç paraqitet ajo në mediat kryesore në botë. Së fundmi, një goditje ndaj këtij sistemi ka ardhur nga opozitari kryesor i regjimit, kreu i Fondacionit Antikorrupsion, Alexey Navalny. Në qendër të investigimit shfaqet figura e kryeministrit Dimitry Medvedev i cili është personi kyç për “mbylljen e punëve”.

Miliarderët në fillim u dhurojnë disa fondacioneve vila, dhe deri edhe plantacione rrushi me kantina vere. Këto organizata i vënë në dispozicion për ish-presidentin, figura e dytë në hierarkinë shtetërore ruse që i përdor për qëllime personale pa i poseduar legalisht”, raporton “The Moscow Times”.

Sipas kësaj gazete, investigimi i Navalnyt është shumë serioz dhe do të duhet të çonte në një skandal duke tupëruar kryeministrin dhe të gjithë elitën sunduese ruse dhe maninë e saj për një luks të tillë. E kundërta po ndodh: media shtetërore në rusi, sipas gazetës në fjalë, e ka mbuluar me heshtje investigimin, me sa duket me një qëllim të vetëm: mosfaktorizimin e Navalnyt, opoztari kryesor në vend.

Më tej akoma, në raportim thuhet se Rusia, apo elita e saj politike e sheh këtë dukuri jo si skandal, por si komensim, një si biçim PPP-je, të cilën e njohim kaq mirë edhe këtu në Shqipëri. Trillet e kësaj sjelljeje që të kujton vendet e botës së tretë, shkojnë edhe në hollësi banale të tilla si p.sh mbajtja e sinjalistikës shetërore në limuzinën e kreut të gjigandit të naftës, Rosneft, e cila zakonisht u takon ofiqarëve shtetërorë. Simptomatike është se menaxherët e Rosneft kanë marrë çmime shtetëore për përmirësimin e klimës së investimeve në vend. Ju kujton gjë “Bleta Punëtore” në Shqipëri?

Si operohet në këto shtete? Me dy standarde. Pasi ka të korruptuar të mirë dhe të korruptuar të këqinj. Gazeta sjell në vëmendje rastin e ish-ministrit të Ekonomisë, Alexei Ulyukayev, arrestuar për korrupsion me kreun e Rosneft, Igor Sechin. Pyetja është e natyrshme: Pse ministri quhet i korruptuar, kurse kryeministri jo?

Ec e gjeje përgjigjen, e cila në fakt ja bën muuu.

Rusët e zakonshëm mendojnë se të gjithë janë njësoj. Çdokush që është në pushtet është hajdut”, shkruan MT. Ku e hasim këtë mendim? Në Shqipërinë që është jashtë tryezës së pushtetit. Ku tjetër? Po çfarë ndodh? Asgjë. Edhe në Rusi kështu mendohet. Do të harrohet. Fundja nuk është hera e parë.

https://themoscowtimes.com/news/russias-prime-minister-at-helm-of-massiv...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.