“Kartel” në tregun e sigurimeve, çmimet vendosen me marrëveshje

Postuar në 05 Mars, 2017 16:48

Tregu i sigurimeve në Shqipëri një nga më kaotikët. Kështu vlerëson Autoriteti i Konkurrencës në raportin vjetor të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë. Në raport argumentohet se janë bërë hetime të shumta dhe ka rezultuar se të gjitha shoqëritë që operojnë në këtë fushë, në datën 24 gusht 2016-të kanë rritur çmimet në të njëjtën masë dhe në të njëjtën ditë.

“Është vërejtur se të gjitha shoqëritë kanë apilkuar çmimin e rritur për produktin MTPL në të njëjtën datë dhe në të njëjtën masë me 16.7%, me përjashtim të njërës, e cila i ka aplikuar një ditë më vonë.” thuhet në raport. Autoriteti i Konkurrencës arrin në përfundimin se kompanitë e sigurimeve i kanë caktuar çmimet në marrëveshje më njëra – tjetrën, duke krijuar një kartel në sektor. 

Por edhe pse konkurrenca ka bërë rekomandime pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për të marrë masa në këtë treg, kjo nuk i ka shqetesuar aspak kompanitë e sigurimit. Vetëm gjatë shkurtit ato ndryshuan tre herë çmimin e policave të sigurimit, duke e ulur dhe rritur në të njëjtat data nga të gjitha kompanitë, raporton Tv Klan. Kaosi në tregun e sigurimeve mendohet se ka qenë arsyeja e propozimit për shkarkim të drejtoreshës së Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Enkelejda Shehi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.