Maqedoni/BDI deklaron pjesëmarrje në qeveri me LSDM

Postuar në 04 Mars, 2017 11:08

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dhënë dritën jeshile për bashkëqeverisje me LSDM-në. Vendimi është marrë nga kryesia e partisë 24 orët e fundit, duke rrëzuar paqartësinë më të madhe që qëndronte mbi ekuacionin politik të Zoran Zaev dhe refuzimit prej tij të mandatit nga presidneti maqedonas, George Ivanov. 
Kryesia qendrore e BDI njofton qytetarët, se dhënia e nënshkrimeve për mandatim të Zoran Zaevit nënkupton edhe përkrahje e BDI-së për shumicën e re parlamentare si dhe zgjedhjen e një qeverie reformuese në frymën e Marrëveshjes së Ohrit me përkushtim në integrimet evropiane dhe formim të shtetit të së drejtës. Pjesmarrja jonë në Qeveri është si rezultat i vullnetit të pupullit të shprehur më 11 dhjetor si dhe për realizim të programit partiak. Ne kërkojmë edhe hetim të plotë të tërë veprimtarisë së BDI-së që nga viti 2002 e deri më sot me monitorim nga ndërkombëtarët deri sa të përfundon reformimi i sistemit gjyqësor”, tha pas mbledhjes Bujar Osmani. 

Pas vendimit, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur për mediat, duke cilësuar se vendimi ka qenë unanim. 
"Nuk pati taktizime për të blerë kohë apo diçka të ngjashme. E kishim patjetër të bëjmë analiza thelbësore dhe të detajizuara deri sa të shteronim të gjitha kanalet që të shpiejnë drejt një zgjidhjeje reale", theksoi lideri i BDI-së Ali Ahmeti, pas takimit që pati me kryesinë qendrore. 

Nuk dihet se çfarë ka analizuar me hollëi kjo kryesi kur deri para pak kohësh për pak sa nuk i tha po Gruevskit. Me vendimin e BDI-së Zaevit i shtohet një kredencial në përballjen politike të brendshme, ndërkohë që vendimi i tij për platformën e Tiranës njëfarësoj kushtëzohet edhe nga fakti se ai ka marrë 70 mijë vota shqiptarësh. Në çdo rast, në kushtet kur në Maqedoni ka zgjedhje lokale në maj të këtij viti, situata mundet të tensionohet më tej. Loja e perëndimit dhe Tiranës zyrtare ka prodhuar eventualisht një shumicë që nuk ekziston nga vota. Presidenti maqedonas Ivanov deklaroi në takimin me Federica Mogherinin se Platforma e Tiranës është ndër të tjera një dokument postelektoral, pra për të nuk janë shprehur votuesit. Mbetet për t’u parë nëse pas këtij vendimi Ivanov do të japë mandatin apo do të vijojë të thotë Jo. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.