Çfarë loje luan opozita?

Postuar në 03 Mars, 2017 20:15

Sot pas ofertës së përfaqësuesve të koalicionit qeverisës, PD-ja, apo më saktë kryetari i saj, mbajti disa qëndrime. Ose një qëndrim me disa shprehje. Në darkë, përmes një postimi në Facebook, Basha ka lënë të kuptohet se qeveria teknike është kush i panegociueshëm.

Po dialogut me një temë: qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka tërheqje, nuk ka dorëzim, nuk ka pazar. Koha e pazarave politike në kurriz të qytetarëve ka marrë fund. Elita e korruptuar e republikës së vjetër duhet ta harrojë se ky shesh do të zbrazet pa arritur zgjedhje të lira dhe të ndershme.  Qeveria teknike është kusht i patjetërsueshëm për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për t’i hapur rrugë zbatimit të reformës së vërtetë në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese

ka thënë Basha.

Më herët, ai zhvilloi një takim me aleatët e vet, ku termi qeveri teknike nuk ishte kaq kategorik. Ndoshta konkluzionet e vizitës së Mogherinit nuk i kanë lënë rrugë tjetër kreut të PD-së, i cili në çdo rast sot provoi se ka hyrë në protestë pa një bllok përgjigjesh që mund të duhen në rast të zhvillimeve të caktuara. Lëkundja e verifikuar sot na dëshmon se Basha dëshiron ta lërë protestën, por duke ruajtur fytyrën. Sa më shumë e ngre zërin ai tashmë, aq  më i pabesueshëm bëhet. Skenari që PD-ja të vijojë protestën për të bllokuar komsionet e vettingut do të kishte kostot e veta, ndonëse opozita është në të drejtën e vet të protestojë pavarësisht kësaj. Ajo çfarë është shqetësuese është fakti se ky person nuk është gati për të marrë pushtetin në kuptimin që të drejtojë një forcë politike drejt pushtetit. Ky është problem strategjik për PD-në dhe opozitën. E cila nuk ka se çfarë të kërkojë më, qoftë edhe si albi për disa, përpos garancive në zgjedhje. Dhe nëse bën Pazar edhe këtu atëherë moralisht dëmi ndaj vendit është shumë i madh. E themi këtë pasi në katër vjet, përveç ligjit të dekriminalizimit, PD-ja nuk bëri asnjë betejë të vërtetë.

Lufta ndaj Ilir Metës ishte koniunkturale, goditja për kanabisin po ashtu. Kushdo që ndjek sadopak politikën e ka kuptuar se është dështim i plotë që PD-ja nuk ka arritur edhe sot që flasim të imponojë të paktën largimin e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. Jo ta kërkojë, por ta detyrojë, sa kohë që aktualisht vetëm sot, kryeministri dhe ministri i tij kanë folur për një Pakt Kombëtar për kanabisin. Pra për dështimin e luftës ndaj kanabisit që e kanë mbrojtur deri më tani. Çka do të thotë se mjafton vetëm rezultati që qeveria na thotë që opozita të bëjë kauzë largimin e këtij ministri, pa folur pasyaj për skandalet e shumta. Fakti që opozita mjaftohet me beteja gjysmake, duke lënë në fuqi të paprekur njerëz të diskredituar dhe shoqërisht të dyshimtë, në mos të rezikshëm, si Sajmir Tahiri, na provon se ose PD-ja me Bashën nuk kanë fuqi, ose pas tyre luan Berisha për axhendën e vet, ose janë të dyja bashkë në funksion të një alibie për humbjen eventuale të zgjedhjeve nesër. Kjo nuk është lojë e re. Koha po mbaron dhe opozita të paktën duhet të zbulojë se çfarë janë për të garancitë elektorale. Për qeverinë teknike, me keqardhje për të gjithë ne duhet të pranojmë se kjo e PD-së po na provon se në pushtet nuk vihet me zëdhënësa si Lulzim Basha.

Comments

Submitted by TOMI (not verified) on

Ketu nuk eshte ceshtja zedhenesi i kujt eshte Basha sepse fundja me mire zedhenesi i Berishes, se sa nje zedhenes don kishot qe paragjykon edhe presidentin e shteteve te bashkuara apo i Ndokave, Prengave, Rosheve e kaubojsve pa fund. Ketu ceshtja or ti shok, eshte qe opozita kete ''loje'' po e shijon aq shume sa po kalon ne orgazem. I leverdis sa me ska.

1. Deshtim i patriotit te madh Rama, qe per kolltukun e tij sakrifikoi reformen. Kosto jo vetem lokale por dhe nderkombetare, packa se tani eshte heret te ndjehet
2. Alibi per zgjedhjet. Megjithe kete kanabis e lamburgini rrotull, zgjedhje nuk fiton, prandaj nuk futet fare. Perfundimi penalizim per Ramen edhe sikur te kete 140 deputete.
3. Karremin Metes, jo per koalicion sepse nuk i duan, por per ta nxjerre pol te trete me shprese koalicioni pas-zgjedhor.
4. E di fare mire Basha por edhe te gjithe ne, qe dita me e mire e mire e Rames ka qene 28 Qershori i 2009 qe Rama pasi zhyti doren ne thes e i dha miliarda te bijes se Gogo Nushit e sadri abazeve te tij injorante dhe pasi bere ato raprezalje me nga 5 vjet burg, nuk i sheh me dylbi ne mos rafte ne minimum historik.

Prandaj o lum miku ti shaje Bashen sa te duash, por analizen coje pak me ne perspektive de.

Submitted by redaksia on

Se pari nuk shoh qe te kem share Bashen ne ndonje vend. Kritike apo koment mbi veprimet e tij, po. 

Se dyti ky parashtrim qe beni ju zbulon nje faze te opozitarizmit qe ka te beje me gabimet e pushtetit dhe deficitin qe krijojne ato. Por eshte provuar se kjo "politike nga e kunderta", nuk te sjell ne pushtet. Ne fund kur mungon alternativa rrezikon shume qe te ndeshkohesh pikerisht pse nuk ke oferte perballe tjetrit. Dhe Berisha ne vitin 2005, me manovrat qe ndermori e provon kete. Duhet te pranojme se nje moment pafuqie per te gjithe ne sot perballe pushtetit eshte dobesia e PD-se dhe kjo ka arsye objektive, por edhe te qellimshme. 

Submitted by tomi (not verified) on

Ti thuash kryetarit te opozites zedhenes, nuk besoj se eshte kompliment, perkundrazi konteksti eshte pexhorativ. Ti nga nena nuk do ta shaje. Mos e dhente zoti qe dhe ky portal simpatik te degradoje si Tema e Mjeros.

Sa per oferte, nuk eshte se jam ndonje tifoz i ofertes opozitare, por edhe pa asnje fjali ne programin e saj te vije opozita, nuk mund te krahasohet kurre me oferten e kthyer mbrapsht te Rames; qe beri cdo gje pervec se ato qe paraqiti ne oferten e 29 Qershorit, me perjashtim ndoshta, ne nje fare mase, te legalizimeve. Kush thote se beri ato qe ofroi, besoj eshte 100% i gabuar.

Ps. Flm per mini-debatin e kendshem.

Submitted by lum miku (not verified) on

hahaha..po ngeli alternativa e pd te keto ide qe ke shprehur lum ne per ju..un vetem ndonje ide nuk arrita te gjej te fjalet e tua..ti ke vetem vrer..po me vreri nuk eshte alternativ..vrerin e krijon vet populli nga pakenaqsia..po ai vrer eshte dhe kundrejt sales dhe bashes se para tre vjetesh ishin ata ne ven te rames..ti flet per mos vajtje ne zgjedhje..e ketu tregon qe je dru nga politika..ti deri ne momentin qe mbahen zgjedhjet je alternativ ,je ide qe te tjeret kane te drejte te zgjedhin,por nuk perfaqson askend,pas zgjedhjeve ty te kane zgjedhur nje tot personash qofshin pak apo shume,dhe ti ke mmandat perfaqsus,behesh faktor..nese koka jote bosh mer si pushka e nuk futet ne zgjedhje ti pas asaj dite sekziston me,se nuk perfqson njeri..mund te ankohesh sa te duash per rregulla loje,po mua nuk ma dhe mundesine te te zgjedh,e me detyron te zgjedh cme ofrojne te tjeret..keshtu qe thellohu cik e mos bej zhurem e llogje bosh e as muhabete komunistash e ballistash se si hyn njeriu ne pune as gogo nushi e as mitat frashri se jetojm ne vitin 2017 ..po ste pelqeu kritika ik jeto ne cader e bertit sa te duash se rames ia shtoni jeten e na e shkurtoni neve..

Submitted by tomi (not verified) on

Te kerkoj ndjese shoku rilindas, por une bisedova shume qetesisht dhe me edukate me redaksine; me te cilen nuk eshte hera e pare qe bisedoj.
Sa per cadra dhe anti-cadra, ja kam lene Bashes me gjithe kokenxehtet e tij; dhe Rames me gjithe te ftohurit ne mendere. jo per gje, por askush prej tyre nuk me ngroh.

Ps. Nje keshille miqesore; meso te shkruash e te flasesh shqip, sepse sado ide brilante te kesh si keto me lart, nuk i artikulon dot nese nuk di gjuhen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.