Zaev: Nuk kemi biseduar për asnjë Platformë me Ahmetin

Postuar në 03 Mars, 2017 09:56

Zoran Zaev, kreu i LSDM-së dhe personi që sot mbështetet nga Perëndimi në Maqedoni, ka deklaruar dje në emisionin “Otvoreno” në Tv 24 se me Ali Ahmetin nuk ka biseduar asnjë lloj Platforme.

“Nuk është biseduar për asnjë lloj platforme, rreth 80% e asaj që kemi biseduar me Ahmetin ka qenë sesi të kthehen paratë prapa, si të rriten rrogat e qytetarëve, budallalliqe janë ato se do të dënohen qytetarët nëse nuk flasin shqip. Po manipulohen qytetarët se paratë do jenë dy gjuhë, njerëzit manipulohen. Po 32 komuna në shtet janë në dy gjuhë, Kumanova në tri gjuhë, gjuha është për t’u kuptuar, të mos frikësohemi për asgjë, duhet të plotësojmë kërkesat e qytetarëve”, tha Zaev, aporton “zhurnal.mk”.

Sipas tij, plani i Gruevskit është i njohur, por nuk do të realizohet.

http://www.zhurnal.mk/content/?id=17322351558

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.