Takim i "shfryrë" Kotzias-Bushati në Athinë

Postuar në 03 Mars, 2017 11:40

Takimi i radhës mes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias, duket se futi në një hulli normaliteti marrëdhëniet mes dy vendeve, të provokuara nga retorika e fortë nacionaliste e kryeministrit shqiptar mbi çështjen çame dhe ligjin e luftës. Takimi mes tyre nuk u shoqërua me një konferencë për shtyp, për të mos i dhënë karatkter mediatik kësaj vizite siç thonë burime të Ministrisë së Jashtme Greke. Shkak, evitimi i çdo ndikimi në prag të fushatës zgjedhore në Shqipëri. 
Nga ana e saj ministria jonë e Jashtme raportoi se "Kjo vizitë vjen në vazhdën e një dialogu të ngushtë dhe periodik, në kuadër të mekanizmit të nivelit të lartë midis dy ministrive për trajtimin e mosmarrëveshjeve dypalëshe". 
Në njoftim thuhet se ministrat shprehen vlerësimin për progresin e arritur në disa prej komisioneve dypalëshe të cilat kanë efekte praktike dhe impakt direkt në jetën e qytetarëve. Edhe mediat greke raportojnë për një takim që shtroi për diskutim çështjet mes dy vende me fokus Komisionet e përbashkëta për tekstet shkollore, çështjen e varrezave të ushtarëve greke dhe lehtësitë konsullore për qytetarët shqiptarë. Soas ty ministrat ndanë vlerësimin e përbashkët se fuqizimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve me rëndësi strategjike edhe si anëtar të NATO-s është me rëndësi jo vetëm në planin dypalësh, por i shërben edhe të ardhmes europiane të rajonit. Bushati e Kotzias diskutuan edhe për situatën në Maqedoni, e cila po ndiqet nga afër. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.