Fiasko me drejtoreshën e AMF-së, propozohet shkarkimi

Postuar në 02 Mars, 2017 18:28

Komisioni i Ekonomisë propozoi shkarkimin e drejtores ekzekutive të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, një emërim që bëri vetë para dy vitesh. Propozimi për shkarkimin e Enkeleda Shehit ka ardhur fillimisht  nga bordi i autoritetit, por e ftuar për të raportuar, znj Shehi e ka konsideruar seancën një sallë gjyqi diktatorial.

Përplasjet mes komisionit të ekonomisë dhe AMF-së gjatë vitit të fundit nuk kanë qënë të pakta, por motivi për shkarkimin e saj kulmoi pas një raporti që vetë bordi i Autoritetit dorëzoi në kuvend, ku e akuzonte Shehin për presion, dhunë verbale dhe pengesë për zbatimin e vendimeve që merrte bordi. Arsyeja e shkarkimit të saj lidhet edhe me zhvillimet e fundit në tregun e sigurimeve dhe luhatjet e shpeshta të tarifave të bëra njëkohësisht nga shoqëritë dhe në mënyrë të përsëritur.

Në letrën e mbërritur në Kuvend janë argumentuar një seri shkeljesh të pretenduara nga Bordi për drejtoreshën ekzekutive të këtij insitucioni, duke nisur nga sjellja joprofesionale e deri tek moszbatimi i rezolutës së Kuvendit.Nga Komisioni i Ekonomisë konsiderohet se nuk është reaguar në mënyrën e duhur në lidhje me zhvillimet në tregjet financiare që po monitorohen nga ky institucion, si dhe për vonesat që po shkaktohen në miratimin e ligjit për sigurimet e detyrueshme në sektorin e transportit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.