Nga shtatori "xhevahiri" i taksës së pronës në zarfin e OSHEE-së

Postuar në 01 Mars, 2017 18:08

Pas zgjedhjeve na presin të tjera supriza nëse qeveria që është në detyrë do të rikonfirmohet. Fatura që do të na vijë me zarfin e OSHEE-së do të jetë edhe më e kripur, pasi në të do të përfshihet edhe një tjetër taksë. Kështu Shqipëria do të nisë në tetor të mbledhë taskën e pronës përmes vlerës reale që kushton shtëpia ose trualli. Lajmin e bën të ditur Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili në propozimet e programit të post monitorimit të që ka me Shqipërinë, shprehet se taksa e pronës do të mblidhet në faturat e dritave dhe të ujit. Fondi thotë se ligji për taksën e re të pronës di të miratohet në shtator dhe se mbledhja do të nisë në tetor, fillimisht në Tiranë, Durrës, Korçë dhe Fier. “Ne angazhohemi që të zhvillojmë kadastrën fiskale e cila do të mbledhë taksën e pronës sipas një sistemi që bazohet në vlerën reale të saj”-thuhet në raportin e FMN. Në faturën e dritave është përfshirë aktualisht edhe, taksa për gjelbërimin dhe tarifa  për Televizionin Publik Shqiptar. Nuk dihet nëse kjo është një zgjidhje e propozuar nga pala shqiptare nisur nga rendimenti i mbledhjes së kësaj takse apo sugjerim i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.