Dëshmia e penalitetit dhe parrullat proletare të ambasadorëve

Postuar në 28 Shkurt, 2017 18:49

Dorërëheqja e deputetit socialist Armando Prenga nga parlamenti erdhi si produkt i ligjit të dekriminalizimit dhe pamundësisë që ai kishte për  të mbrojtur ligjërisht mandatin e tij. Argumenti me të cilin është mbrojtur kryeministri për futjen në listat e kandidatëve për deputetë të individëve të inkriminuar është se ata kishin dëshmi të pastër penaliteti.

Dhe bëhet fjalë për përzgjedhjen e ligjëvënësve, të cilët u çertifikuan politikisht për të qenë edhe pjesë e komisioneve parlamentare, një prej të cilëve edhe edhe Komisioni i Sigurisë Kombëtare. Dhe për këtë ka mjaftuar vetëm një dëshmi penaliteti, ndonëse këta persona të projektuar për deputetë mund të kishin akses në informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror”.

Ndryshe nga kjo praktikë që u ndoq në përzhjedhjen e deputetëve ka një ligj që u bën një skaner punonjësve të institucioneve shtetërore dhe  stafeve të  tyre që administrojnë informacione të klasifikuara, ku në një prej neneve të rregullores shkohet deri aty sa autoritetet verifikuese  u jepet e drejta  të  kryejnë  intervista  me persona të tretë të paanshëm, të cilët njohin të  shkuarën  dhe  aktivitetet  e  personit  që  i  është  nënshtruar  verifikimit  të sigurisë. Nëse ka dyshime dhe referenca për lidhje apo të shkuar problematike, punonjësit nuk çertifikohen, siç thuhet në paragrafin më poshtë.

Ndoshta Edi Rama nga mungesa e përvojës, duke qenë në opozitë mund të mos i ketë ditur këto detaje, por praktikën e dëshmisë së penalitetit e ndoqi edhe në përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkish, ku spikat Elvis Rroshi, Artur Bushi apo Adriatik Zotka. Qershia mbi tortë i kësaj tragjikomedie është reagimi i ambasadës amerikane dhe OSBE-së për largimin e Armando Prengës nga parlamenti. Ata inkurajojnë qytetarët “të jenë vigjilentë për parandalimin e kriminelëve nga kandidimi në zgjedhjet e 18 qershorit”. Një farë thirrje proletare për popullin vigjilentë, kur në fakt thirrja duhet t’i drejtohet atyre që zgjedhin kandidatët dhe në këtë rast është Edi Rama, Ilir Meta apo Lulzim Basha. 

Comments

Submitted by XXX (not verified) on

Sa kam qeshur me kete foto! Eshte jashtezakonisht domethenese, me vlera artistike!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po ky Taulant Palla duket tamam sikur po i lyp ndonje gje kesaj Vllahutines. Vllahja i thote po te ishe nga Elbasani hajde de', po nga Babja e Librazhdit nuk mundem. Provoje me Lu-ne nje here se ai nuk e di mire gjeografine e Shqiperise.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.