Ikën për qetësi Armando Prenga, ezaurohet lista e PS në Lezhë

Postuar në 27 Shkurt, 2017 13:25

Armando Prenga ka dorëzuar mandatin e deputetit dhe letrën e dorëheqjes ia ka dorëzuar kreut të Kuvendit Ilir Meta në 25 shkurt. Pak ditë më parë, Prokuroria i rider goli KQZ kërkesën për të ndërprerë mandatin e deputetit, pasi ky i fundit sipas organit të akuzës nuk ka respektuar kërkesat e ligjit për plotesimin e të dhenave, duke mos deklaruar, më së pari, një denim të formës së prerë nga Gjykata e Kurbinit, si edhe precedentet penalë në Itali.
Në letrën e tij Prenga nuk shpjegon arsyet pse nuk deklaroi në formular dënimin me gjobë nga Gjykata e Kurbinit, por thotë se ka nevojë të qetësohet nga kjo histori.
"Dëshiroj t’ju informoj ju zoti kryetar, por edhe opinionin publik, se ligji për dekriminalizimin në asnjë dispozitë të tij, nuk parashikon ndërprerjen e mandatit të të zgjedhurve për një dënim me gjobë, sic është rasti im, por për qetësinë time dhe të familjes sime, deklaroj si më sipër se heq dorë sot dhe gjithmonë nga mandati që zgjedhësit e mi dhe Kushtetuta më ka ngarkuar. Së fundmi i konsideroj të padrejta dhe shpifje, të ulëta, akuzat politike të opozitës dhe personave të autorizuar prej tyre"-shkruan Prenga në letrën drejtuar Ilir Metës.
Vendimi në fakt duhet ti takonte KQZ-së, por anëtarët e mazhorancës nuk ishin të bindur për faktet e Prokurotisë. Në mbledhjen e sotme dhe në skadim të afateve për këtë çështje, shumica në KQZ u çlirua nga kjo barrë.Partia Demokratike u largua nga kjo mbledhje, pasi përfaqësuesit e partive politike nuk u lejuan të flisnin për dekriminalizimin dhe konkretisht për rastin e Armando Prengës. Me largimin e Armando në qarkun e Lezhës si rregull mandatin duhet ta merrte Kastriot Piroli. 
Por as Piroli nuk mund ta marrë dot. Kjo pasi ai, i cili pason listën e 7 kandidatëve socialistë në zgjedhjet e 2013-ës, rezulton të ketë probleme me drejtësinë. Ndaj tij ka dy vendime të formës së prerë në vitin 2016, për veprën penale “shpërdorim detyre”, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Hipotekës së Kurbinit. Në këtë rast mandati i kalon LSI-së, dhe për pak kohë, deri në 18 qershor, deputete bëhet Erisi Zaimi, kandidatja femër e LSI-së, raporton Panorama. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.