Vlahutin sqaron kroatët: Populli shqiptar na mbështet. Një pakicë na sulmon – pasojat e Enver Hoxhës

Postuar në 26 Shkurt, 2017 17:53

Romana Vlahutin, ambasadore e BE-së në Tiranë ka vendosur të flasë për një gazetë kroate rreth akuzave që i bëhen në Shqipëri. Duke folur për çështjet e reformës në drejtësi, mbështetjen e saj nga populli shqiptar siç thotë ajo, Vlahutin nuk sqaron se për cilat arsye ka heshtur për probleme strikt teknike në kuadër të reformës siç është ta zëmë debati aktual për ONM-në. Nuk dihet se çfarë tjetër veç hipokrizisë e çon ambasadoren drejt një qëndrimi që sheh te sulmet  vetëm akte të mafies politike. E cila padyshim që e sulmon zonjën në fjalë, por le të kujtojmë se të paktën publikisht kritikat ndaj saj kanë qenë të argumentuara. Duke parë këtë situatë Vlahutin thotë ndër të tjera:

Disa politikanë shqiptarë janë duke bërë gjithçka që diplomatët dhe komunitetin ndërkombëtar t’i përfshijnë në konfliktet e tyre të brendshme dhe t’i përdorin si alibi për gabimet e tyre. Nganjëherë kam përshtypjen se kjo është njëra nga pasojat e diktaturës së tmerrshme të Enver Hoxhës kur njerëzve ua shpëlanë trurin sesi të gjithë të huajt janë armiq dhe se të gjithë kanë qëllime të fshehta. Megjithatë, për ndryshim nga grupi relativisht i vogël i njerëzve, por shumë agresivë, të cilët janë të lidhur me grupet e interesave politike dhe kriminale, populli i Shqipërisë është jashtëzakonisht mikpritës, i hapur posaçërisht për mysafirët dhe të huajt...”.

Kjo është padyshim e vërtetë, por ka një kontradiktë në atë që thotë zonja. Nga njëra anë kemi një mafie që ka axhendë të qartë dhe interesa konktete, nga ana tjetër kemi ambasadoren që thotë se sulmet janë refleks i trushpëlarjes së Enver Hoxhës. E më tej akoma: kjo trushpëlarje ka prekur vetëm një pakicë, ndërkohë që populli shqiptar është mikpritës. Kjo është thjesht e paformuluar mirë dhe ndoshta këtu është problemi i faqeve proqeveritare që kanë qarkulluar këtë shkrim. Zonja duhet ta dijë mirë se në asnjë vend ajo si ambasadore do të mund të fliste në këtë mënyrë, apo të shfaqej kudo bashkë me z. Lu, për të dhënë direktiva dhe për të ndikuar. Njësoj sikundër duhet ta dijë se ambasadorët e huaj janë përkëdhelur pak si shumë në këtë vend, ndërkohë që vetë zonja ka hyrë në lojërat politike shqiptare. Madje hapur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.