NATO, deklaratë për krizën maqedonase: Të mandatohet Zaev

Postuar në 26 Shkurt, 2017 21:44

Për krizën maqedonase është futur në lojë edhe Aleanca e Atlantikut të Veriut, e cila përmes një deklarate të posaçme të sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, bën thirrje për të gjitha palët që t’i përmbahen Marrëveshjes së Përzhinos.

Zgjedhjet e dhjetorit 2016 u vlerësuan nga vëzhguesit ndërkombëtarë si një hap esencial në zgjidhjen e krizës. U gjykua se ato u administruan mirë dhe se u zhvilluan pa incidente të mëdha. Pas një përpjekjeje për krijimin e qeverisë është bërë e ditur se në përputhje me kërkesat specifike të Presidentit, janë mbledhur tashmë mjaftueshëm firma deputetësh. Ne presim që autoritetet në Shkup të përbushin hapin e radhës në procesin demokratik. U bëj thirrje të gjitha partive që të të kufizohen në deklarime dhe veprime dhe të marrin vendim për të mirën e qytetarëve.

NATO mbetet e angazhuar për anëtarësimin e FYROM në Aleancë në përputhje me vendimin e marrë në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008 dhe me Deklaratën e Përbashkët të bërë në samitin pasues”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Mesazhi i Stoltenberg vjen ndërkohë që Zaev ka siguruar firmat e kërkuara nga presidenti Ivanov për të marrë mandatin, por ai nuk ka një premtim për qeveri koalicioni. Po kështu është çeduar në disa kërkesa të shqiptarëve për gjuhën, ndërkohë që VMRO – DPMNE ka vlerësuar se lëshime të tilla çojnë në ripëkufizimin e Maqedonisë të cilin Gruevski ka deklaruar se nuk do ta tolerojë.  

http://nato.int/cps/en/natohq/news_141833.htm

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.