Letra e dytë e Vasilit: S'ka marrëveshje mes SHBA e BE për bordin e OMN

Postuar në 26 Shkurt, 2017 13:33

Pas reagimit të komisionerit Hahn për bordin e ONM, Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka nisur një tjetër letër në drejtim të presidentit, kryeministrit, kreut të Kuvendit dhe Ambasadorëve Lu dhe Vlahutin. Letra, e cila mban datën 20 shkurt 2017 rinënvizon faktin se ngritja e bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është antikushtetues.
Sipas Ministrit edhe “kerkesa formale derguar nga Sekretari i Pergjithshem, qe referohet edhe ne letren e z. Hahn, rezulton te jete jo ne zbatim te Kushtetutes dhe nje kerkese e tille nuk perfaqeson vullnetin e Keshillit te Ministrave, si organ kolegjial, ne konstituimin e ONM-se, pasi edhe vete Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave, nuk gezon asnje funksion te veçante sipas Kushtetutes, qe fi lejoje atij t’i kerkoje Bashkimit Europian te filloje procedurat e konstituimit te ONM-se dhe fillimin e ushtrimit te funksioneve te saj”.
“Zyrtaret e BE-se referojne te kene komunikuar me Qeverine e Republikes se Shqiperise, por ne fakt kane komunikuar me Sekretarin e Pergjithshem te Keshillit te Ministrave, pa autorizimin nepermjet vendimarrjes se Qeverise se Republikes se Shqiperise. Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave de jure, eshte pjese e nepunesve civile te administrates publike, por qe de facto ne rastin konkret, ne kundershtim me Kushtetuten dhe ligjin, ka ushtruar kompetenca qe nuk i ka patur, apo qe nuk i jane dhene ndonjehere. Kjo eshte dhe fryma e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe amendamenteve te saj, te miratuara ne menyre konsensuale ne daten 21-22 korrik 2016” shton më tej ai.
Në letër Vasili, ripërsërit shqetësimet e ngritura më herët rreth kësaj çështje.
Shqetesimet e ngritura nga Ministri i Drejtesise, dhe qe vazhdojne te jene ende ceshtje te rendesishme per analize, diskutim e vendimmanje, sidomos tashme edhe nen driten e fakteve te evidentuara nga letra e z.Hahn, jane:
a) menyra e komunikimit dhe qasja e Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise me institucionet e Bashkimit Europian;
b) si dhe roli ne procesin e rivleresimit kalimtar te Bordit te Menaxhimit te ONM-se, perberja e tij, si dhe menyra e koordimit apo bashkepunimit me qeverine shqiptare, institucionet e tjera publike apo private”.
Vasili shton se “Kushtetuta flet qarte per ONM-ne, por nuk ka asnje percaktim per Bordin e saj, i cili ne te gjitha komentet, perfshire dhe komentet qe vijne nga Bashkimi Europian, nenkuptohet apo konceptohet si i mireqene. Ky eshte nje qendrim i pabazuar ne Kushtetute e ligj, pasi institucioneve te papercaktuara me ligj, nuk mund fu jepen detyra dhe pergjegjesi, perdryshe veprimtaria e tyre do te ishte e atakueshme juridikisht, e diskutueshme dhe ne kete menyre do te demtonte edhe kredibilitetin publik te reformes ne drejtesi.”
Po keshtu, edhe ne Marreveshjen Administrative per Bashkepunim lidhur midis Bashkimit Europian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes (Komisionit Europian dhe Departamentit te Shtetit), per te cilen theksoj qe nuk eshte nje marreveshje nderkombetare referuar pikes 2, te nenit B, te Aneksit te Kushtetutes, nuk gjendet ndonje percaktim apo dakordesi per ngritjen e nje Bordi, por referohet vetem vullneti per te vene ne dispozicion ekspertet, qe do te luanin rolin e vezhguesit ne perputhje me detyrat qe Kushtetuta detyron, si dhe referohet projekti perkates IPA, qe do te mbuloje fmancimin e procesit te rivleresimit.
Per sa me lart, thekson në fund të letrës Vasili, “mendojme se reflektimet jane te domosdoshme. Ato do te ndihmonin ne soliditetin kushtetues dhe ligjor, ne transparencen maksimale, si dhe rolin e qarte e te bazuar ne ligj te te gjithe aktoreve gjate procesit te rivleresimit kalimtar te gjyqtareve dhe prokuroreve”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.