Policia kallëzon Bashën për nxitje të dhunës kundër rendit kushtetues

Postuar në 25 Shkurt, 2017 13:58

Për thirrjen ë bërë një ditë më parë nga çadra e protestës, policia i ka kërkuar Prokurorisë të ndjekë penalisht kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.Në materialin që i ka referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë policia thotë se në datën 24 shkurt në çadrën e ngritur,para kryeministrisë dhe në fjalën e transmetuar drejtpërdrejt në media, Basha ka bërë thirrje nxitëse ndaj qytetarëve të reagojnë dhunshëm ndaj institucioneve shtetërore.

Për kallëzim penal ndaj kreut të opozitës, policia i referohet thënies së tij: "Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat...... ora t'i marrim zvarrë në këtë shesh..."Sipas policisë thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, parashikohen  neni 223 i Kodit Penal  dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Kjo nuk është hera e parë që mazhoranca ndjek të njëjtën praktikë për thirrje të krerëve të opozitës. Një mekanizëm i ngjashëm u përdor edhe nga shumica parlamentare që kallëzoi ish-kryeministrin Berisha kur kërkoi armatosjen me armë të popullsisë për shkak të nivelit të pasigurisë në vend. Prokuroria nuk gjeti elementë të veprës penale dhe jehona u mbyll me kaq.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.