Ekuacioni “patriotik” i BDI-së, afër një qeverie me opozitën

Postuar në 25 Shkurt, 2017 10:48

Pas një debati disa orësh kryesia qendrore e BDI-së vendosi që firmat e deputetëve t’ja jep LSDM-së në mbështetje të Zaevit për t’u mandatuar nga presidenti Ivanon për krijimin e qeverisë së re.. Zëdhënësi i kryesisë Bujar Osmani në prononcimin para gazetarëve bëri të ditur se fakti që ato vendosen t’i japin nënshkrimet BDI-së nuk donë të thotë se kanë vendosur të bëjnë koalicion me LSDM-në. Osmani tha se përveç formimit të Qeverisë me LSDM-në alternativë tjetër është edhe mundësia tjetër për të mbetur në opozitë sepse qëllimi i tyre është realizimi i programit dhe jo pjesëmarrja me çdo kusht në Qeveri. Për pjesëmarrjen në qeveri partitë shqiptare hartuan edhe një platformë kushtesh, për të cilat nuk flitet shumë, pasi ekuacioni nuk është aq patriotik sa duket. Për një koalicion të mundshëm me opozitën maqedonase në plan të parë duket se janë projektimet e kreut të BDI-së Ali Ahmeti, i cili ka një përvojë të gjatë në pushtet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.