Pas sulmeve ndaj Trump, kryeministri përqafon kartën ruse për kompensim

Postuar në 24 Shkurt, 2017 11:05

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kërkuar vijimin e prezencës amerikane dhe perëndimore në Ballkan, që sipas tij kërcënohet nga rënia nën ndikimin rus.

Mos na braktisni në duart e rusëve”, thotë Edi Rama në intervistën e tij Rama. Ndërkohë gazeta citon ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati të deklarojë se “ka një mungesë fokusimi në Ballkan nga partnerët tanë kryesorë, SHBA dhe BE”.

Për Tiranën zyrtare prezenca russe në Ballkan po rritet, sidomos në Serbi dhe Mal të Zi. Nuk dihet sa këto qëndrime përbëjnë shqetësim real, apo janë një mënyrë për të prezantuar Shqipërinë si një vend që udhëhiqet nga prirjet filoperëndimore dhe po merr përsipër një rol kundër përhapjes së ndikimit rus në Ballkan. Kjo pasi vetëm dje, në një intervistë për Deutsche Welle, Laurie Walker, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor në divizionin e NATO-s për Çështjet Politike dhe Strategjinë e Sigurisë, deklaronte të kundërtën dhe bënte thirrje për të mos ekzagjeruar çështjen e rusëve.

Mendoj se është e nevojshme të jemi kujdesshëm dhe të shohim faktet, nganjëherë ekzagjerohet me ndikimin rus. Po të shikoni Serbinë për shembull, statistikat për tregtinë e Serbisë me Rusinë bëjnë fjalë për 8%, në një kohë që me Bashkimin Europian ato arrijnë rreth 60%. Kemi nevojë t'i shohim gjërat në këtë perspective”, shprehej ai. (http://www.respublica.al/2017/02/23/ballkani-per%C3%ABndimor-me-r%C3%ABnd%C3%ABsi-strategjike-p%C3%ABr-nato-n).

Sa për Shqipërinë, kryeministri shqiptar di të gjejë frazat e duhura për të ngacmuar kuriozitetin e lexuesve në perëndim, të cilët e kanë median dritare informimi.

Është Italia e bukur e një brezi më parë, e paprekur akoma nga zhvillimet e egra”, thotë Rama, ndërkohë që vetëm dy ditë më parë, në një takim për kulturën fliste për një Agresion të së Shëmtuarës. E megjithatë, bunkerët e Enver Hoxhës do të jenë vitrina më kureshtare për Shqipërinë edhe për ca kohë, një vend që nuk po ndryshon dot, pavarësisht se artikulimi i ndryshimit prezantohet kaq elokuent, sa në një intervistë të redaktuar ndjeshëm si kjo në “The Telegraph”.

http://www.telegraph.co.uk/news/2017/02/24/dont-abandon-us-russians-plea...

Comments

Submitted by Artan (not verified) on

Te vjen keq kur ne kete moment kur pritet te behet Vetingu, te zhduket korrupsioni dhe mbjellja e droges te cilat u trasheguan nga PD, shfaqet kercenimi Rus dhe njekohesisht edhe protestat e cadra e turpit! Duket qe Rusia, serbet e PD jane te koordinuar ne luften kunder BE-se dhe Shqiperise! Faleminderit Lu, Vlahutin dhe PS per luften qe po beni kunder rrezikut sllavo orjental! Ne do fitojme!

Submitted by redaksia on

Artan thua: 

"Duket qe Rusia, serbet e PD jane te koordinuar ne luften kunder BE-se dhe Shqiperise!"

Ke ndonje te dhene per kete? D.m.th nga e nxjerr kete? Na ndihmo te gjitheve te lutem! 

 

Submitted by Artan (not verified) on

Per Rusine e Serbine nuk ka nevoje per ndonje fakt me teper sepse kete e thone perendimoret dhe kjo ka edhe tradite historike! Mbetet vetem lidhja me PD. Kjo duket intuitivisht, sepse tani kur BE eshte vene ne krah te Shqiperise per reformat e integrimin, PD po vepron kunder tyre me protesta dhe aktivitete te ndryshme duke kundershtuar haptazi BE, gje qe i shkon per shtat vetem Rusise! Keshtu duken gjerat: Rusia po tenton te perzihet ne zgjedhjet franceze, gjermane dhe tentoi te likuidonte Djukanovicin e Malit te Zi! PD duket ne sintoni me ta perderisa eshte kunder BE! Keto gjera po i thote edhe BE! (Sorosin, Rusia e PD e sulmojne egersisht!) Nuk ma merr mendja se BE akuzon ndokend pa fakte! Po te mos ishte keshtu atehere del se BE genjen, gje qe te shokon vetem po ta mendosh si mundesi qofte edhe me 1%!

Submitted by ShkoDrani (not verified) on

Ku eshte e keqja ketu? Rusia ne menyre te vazhdueshme te pakten gjate dyqind viteve te fundit eshte rreshtuar ne krahun anti-shqiptar, me traktatin e Shen Stefanit dhe Konferencen e Berlinit si pikat me kulmore.
Rusia ka nderhyre ne Serbi, ne Kosove, ne Maqedoni, e se fundi ishte pas perpjekse se grushtit te shtetit be Mal te Zi.
Ne se Rama ben politike diletante, kjo do te thote se ne duhet te edukojme nje brez te ri qe te fillojne te qeverisin e ta duan vendin ashtu si duhet. Piktori Ngjyreshumte ne kete rast ka te drejte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.