Autokritika e Majkos shndërrohet në auto- fletërrufe

Postuar në 24 Shkurt, 2017 16:06

E mbani mend Pandeli Majkon studentin e angazhuar për lirinë e mendimit? Po Majkon kryeministër që bën marrëveshje? Po atë tjetrin që rri urtë në parti? Janë të gjitha mirazhe të Majkos së vërtetë, atij që dje mesa duket i ka bërë fletërrufenë familjes së tij. Padashur kuptohet, duke dashur të shfajësohet para socialistëve pse djali i tij pozoi me dy gishtat lart. Ku qëndron faji këtu? Asgjëkundi, veç në mendjen e Majkos të cilit iu prish biografia.

Rikujtojmë çfarë tha ai dhe përmes rrjeteve sociale: “Një foto e djalit tim e nxjerrë në rrjetet sociale nga pedagogia e tij për përkrahjen e protestës së opozitës ka krijuar keqinterpretime. Dëshiroj të marr përgjegjësinë time si prind përballë çdo socialisti dhe djemve e vajzave që besojnë tek Partia Socialiste. Sepse përgjegjësia në çdo rast është edhe e imja. Edhe, pse fotoja është bërë në një mejdis humori dhe miresjelljeje. Ka gjëra me të cilat humori është i tepërt”.

Sot ka reaguar pedagogia Xhindi, e angazhuar me PD-në që sqaron pse u hoq fotoja nga profili i saj në Facebook. Presioni komenteve dhe i babait të Gjergjit çuan në këtë akt që u imponua nga një kulturë politike dhe sjellje e shëmtuar. Priteni tani Pandeliun në ndonjë emision duke bërë atë naivin, apo engjëllin e pafajshëm siç e ka quajtur Erjon Braçen, apo duke u hedhur në sulm në ndonjë seancë plenare. Qeshni sa të keni fuqi, asgjë më shumë.

Comments

Submitted by socialisti (not verified) on

Po o Pandi po, POR mesazhin e dha ky kopuku yt. Ik behu edhe ti me Kaçin e Zi. Ty do te therrasin Pandi i Bardhe.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ky Majkoja Junior, gjithsesi duket disi me inteligjent se i ati.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.