"Policët dhe farat", telenovela e re e qeverisë

Postuar në 23 Shkurt, 2017 11:57

Kryeministri e përsërit shpesh se policia ka qenë e tradhëtuar dhe se ndryshimi me trupën e tanishme nuk është vetëm tek uniformat. Por karakteri komik, ai që shpesh herë i kanë veshur policisë, duket se ka kapur edhe modelin e policimit që shteti i ri ka përshtatur me retorikën dhe uniformat e reja. Së fundmi është lajmëruar për një aksion kombëtar për asgjësimin e farave, fidanishteve dhe parcelave me kanabis.

"Kontrollet po bëhen në në sera, farishte, ish - depot e ushtrisë, tunele e banesa të braktisura", njofton Policia e Shtetit. Puna e policëve të thjeshtë për asgjësimin e arave me kanabis gjatë verës ka qenë konstante. Ajo që nuk kuptohet dhe as hetohet është si kaloi në dogana fara e kanabisit, në sasi të tilla sa të mbilleshin sipërfaqe gjigande me kanabis.

Vitin që shkoi në Shqipëri u tha se kultivuesit e drogës përdorën për herë të parë farën vietnameze të kanabisit. Lloji i bimës garanton që të mbjellat të jenë gati për korrje për 40 ditë. Ndryshimi me kanabisin që kultivohej më parë është se gjethja është pak më e vogël. Por bima është më e lartë dhe garanton të njëjtën sasi në kohë rekord. Fara vietnameze e kanabisit është një nga arsyet e sasive të mëdha të kanabisit që prodhoi këtë vit Shqiperia.  Policia kërkon ta parandalojë përsëritjen e fenomenit me një aksion në të gjithë vendin, me të njëjtët policië që dikur hanin fara..

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.