LSI-ja pasuron CV-në

Postuar në 23 Shkurt, 2017 08:45

Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka miratuar dje drejtuesit e disa komisioneve pranë Komitetit të Përgjithshëm Drejtues. Bie në sy afrimi me këtë parti dhe zyrtarizimi si nëpunës partiakë të saj të Thanas Poçit, ish-zv.ministër dhe kandidat i PBDNj-së në zgjedhjet e fundit. Arben Cici, ish-ambasador dhe ish-këshilltar i Presidentit të Republikës, Bahri Shaqiri, ish-drejtor i Shërbimit Informativ të Shtetit, Përparim Saphiu, deputeti që ka paatur formalisht disa qëndrime kundër kreut të LSI-së, Armando Bora, regjizor dhe ish-drejtor i Teatrit Kombëtar dhe Linda Karadaku, gazetare.

Duket se magnetizimi me LSI-në është një proces që nuk kushtëzohet me afrimin e zgjedhjeve dhe dilemat që prodhojnë ato.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.