Kadare: Sondazhi i OSBE mbi komunizmin, racist dhe antishqiptar

Postuar në 23 Shkurt, 2017 10:12

Ismail Kadare nuk e ka fshehur indinjatën mbi përfundimet e një studimi të OSBE-së, sipas të cilit rreth 53 për qind e shqiptarëve kanë nostalgji për komunizmin. Në në një intervistë për konica. al ai thotë se ky sondazh ngre pikëpyetje mbi vërtertësinë dhe qëllimet për të cilat është bërë.

“Këtë unë e gjykoj një sondazh racist, kundër popullit shqiptar. Nuk mundet kurrsesi që një popull që ka vuajtur në një regjim kaq të egër, pas 27 vitesh që ky regjim ka ikur, t’i degradojë mendja dhe papritur të ndjejë nostalgji për atë kohë. Kjo nuk është thënë për vendet e tjera, dhe nuk ka pse të thuhet dhe nuk ka pse shqiptarët ta ndihmojnë këtë gjë, që është një hedhje balte kundër kombit shqiptar, kundër popullit shqiptar. Nuk është e vërtetë që shumica e njerëzve ka qenë me komunizmin. Që populli shqiptar të jetë katandisur në atë derexhe që t’i mbushen sytë me lot për atë regjim, jo, është diçka që nuk mund ta pranoj, është një fyerje. Mendoj gjithashtu që këto deklarata duhet të verifikohen. Nga i kanë marrë të dhënat, nga i kanë nxjerrë. Me sondazhet në Shqipëri është vërtetuar dhe unë kam shkruar disa herë, bëhen spekulime të pështira.”

Studimi mbi perceptimet dhe kuptimin e shqiptarëve mbi periudhën komuniste u kryer nga një organizatë e pavarur për zyrën e OSBE në Tiranë. Sondazhi, i kryer nga qendra IDRA dhe i prezantuar nga ambasadori i OSBE Bernd Borchardt, zbuloi çuditërisht se 42 për qind e shqiptarëve besojnë se diktatori stalinist Enver Hoxha pati një ndikim pozitiv në histori – ndërsa 45 për qind të tjerë e shohin ndikimin e tij si negativ. Rreth 35 për qind e atyre që u përgjigjën në sondazhin e kryer mbi 995 persona thanë se e shkuara komuniste nuk ishte problem për ta, ndërsa 62 për qind e shihnin atë të paktën si disi problematike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.