Fleckenstein: Situatë e vështirë nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje

Postuar në 22 Shkurt, 2017 13:19

Shumica mundohet të fshehë krizën politike që ka shkaktuar protesta e opozitës dhe bojkoti i parlamentit, por shqetësimin për këtë sitiatë  nuk e ka fshehur raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein, i cili u takua me palët.

“Nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje është një situatë e vështirëm jo vetëm për vendin, por edhe për integrimin në BE. Unë shpresoj që do të gjendet zgjidhje në mënyrë që të marrin pjesë në zgjedhje. Nuk kam marrë ndonjë garanci, por mendoj që opozita 4 muaj para zgjedhjeve duhet të ketë qartësi dhe e ashtuquajtura qeveri teknike nuk shoh si mund të ketë marrëveshje për këtë çështje javës që vjen.” –theksoi Fleckenstein në një konferencë ku bëri rezymenë e vizitës në Shqipëri.Gjithsesi zyrtari europian la të kuptohet se është më afër qëndrimeve të mazhorancës, duke mos komentuar kërkesat e opozitës, por nevojën për rikthimin e saj në kuvend.

“Bojkoti i Kuvendit është për mednimin tonë jo mënyra e duhur sidomos përsa i përket atyre zgjedhesve që kanë votuar për deputetet. Prandaj i kërkoj kolegëve të mi në PD që të vazhdojnë të kërkojnë që ata mendojne se është e nevojshme, por të kthehen në punë. Mund tju siguroj se ky nuk është mendimi i Knut Fleckenstein, as i Hahn, Mogherinit  apo Vlahutin por e të gjithëve ne dhe Eduard Kukan”.

Fleckenstein foli edhe për reformën në drejtësi dukeu treguar edhe në këtë pikë koherent mne qëndrimet e qeverisë. Sipas tij minimalja është  që opozita të kthehet në komisione, për të mos ndalur procesin e vettingut dhe reformën në drejtësi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.