Aeroporti i Vlorës, detajet i di vetëm kryeministri

Postuar në 21 Shkurt, 2017 11:58

Në një konferencë ku shpalosi jo pak susksese të qeverisë, ministri i Financave u pyet edhe për aeroportit të Vlorës, një projekt që e anonncoi kryeministri në Facebook pas drekës në Stamboll me Presidentin turk Erdogan.Shkurt dhe pa predispozitën e njohur të qeverisë për të trumbetuar arritje kur bëhet fjalë për investime të huaja, si psh. Porti imagjinar i Karpenit në Kavajë, ministri nuk kishte shumë për të thënë sepse detajet i di vetëm kryeministri.

Ajo që konfirmoi zoti Ahmetaj ishte se “për projektin në fjalë ka interesim nga grupe të caktuara dhe se kryeministri nuk ia ka futur kot në Facebook”. Por pyetja është pse duhen mbajtur anonime apo të fshehur investitorët e interesuar për këtë projekt aq më tepër që mandata erdhi nga Stambolli dhe afër mendsh publiku e mori mesazhin se nga cila vezë mund të ketë lindur ideja.  

Është një negociatë që e ka bërë kryeministritet tet a tet, apo një investim i kërkuar që ka mbërritur në zyrat e qeverisë. Nga sa la të kuptohet ministri i shkathët i Financave, pazarin për këtë çështje e ka bërë kryeministri, i cili di dhe detajet. Ato do t’i bëhen të ditura publikut më vonë siç tha zoti Ahmetaj.  Mungesa e transparencës mund të çojë edhe në spekullime por pyetjet në çdo rast janë legjitime. Kush janë investitorët e interesuar? Për çfarë qëllimi kërkohet ngritja e aeroportit të Vlorës? A ka studim fizibiliteti për një projekt të tillë dhe si është negociuar paraprakisht me grupet e interesuara?.

Ministria e Transporteve dhe Ministria e Turizmit të pyetur nga Respublica për këtë projekt thanë se nuk ishin në dijeni për këtë projekt, detajet e të cilit janë vetëm në kokën apo në xhepat e zotit Rama, nëse ka mbajtur shënime kur ka folur me të interesuarit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.