“Djali i mahnitshëm”, Mc Master këshilltar për Sigurinë i Trump

Postuar në 21 Shkurt, 2017 09:31

Pas dorëheqjes së Majkëll Flin nga detyra e këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, emëroi në këtë post Gjeneralin Mek Master.Ai është një ushtarak karriere që ka shërbyer si gjeneral në misione të ndryshme në Irak dhe Afganistan. Tramp e cilësoi këshilltarin e ri të Sigurisë si një njeri me mjaft përvojë, një djalë të mahnitshëm dhe të talentuar.

Ish-këshilltari Flin dha dorëheqjen pas skandalit të bisedave private me ambasadorin rus në SHBA.Presidenti amerikan vuri në dukje se zëvendëspresidenti, Mike Pens, ka luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e përzgjedhjes. E mërimi në postin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare nuk kërkon miratimin paraprak të Senatit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.