SHBA – Rusi, rikthehet klima e rivalitetit

Postuar në 18 Shkurt, 2017 22:58

Rusia dhe SHBA mbeten rivalë dhe thuajse antagonistë në një botë përfytyrimi i së cilës është i ndryshëm nga të dy palët. Megjithë premtimet e bujshme dhe deklaratat e pazakonta nga presidenti amerikan Donald Trump, në mes janë interesa të cilat nuk mund të kapërcehen dhe një gjë e tillë ka rënë në sy qartë në punimëet e Konferencës së Mynihut. Ministri i Jashtëm rus, Sergery Lavrov deklaroi se ai shpreson që “bota të pranojë një rend të ri botëror – një rend post perëndimor – më demokratik,në të cilin secili vend përkufizohet nga sovraniteti i tij”. Ai ka deklaruar se NATO është një relike e Luftës së Ftohtë  duke shtuar se “Rusia dëshiron me SHBA një marrëdhënie pragmatike të respektit reciprok dhe në njohje të përgjegjësisë së përbashkët për stabilitetin global”.

Nga ana e vet zv.presidenti amerikan në Konferencë, Mike Pence ka bërë të qartë se SHBA e cilëson NATO-n të domosdoshme duke sqaruar me këtë rast edhe keqkuptimet e mëdha të lindura nga qëndrimet e Trump.

SHBA do të jetë përherë aleati juaj më i madh. Jini të sigurtë se presidenti Trump dhe populli ynë janë me të vërtetë të devotshëm ndaj bashkimit tonë transatlantik. SHBA e mbështet fuqimisht NATO-n

tha ai.

Më herët, në një takim në selinë qendrore të Aleancës në Bruksel, sekretari i Mbrojtjes James Mattis deklaroi se “lidhja transatlantike është më e forta që kam parë ndonjëherë” duke shtuar se SHBA i qëndron fuqshëm Nenit 5, “të gjithë për një, një për të gjithë”, siç parashikon mbrojtja kolektiv.

Të njëjtin ton i ka dhënë mesazheve për Rusinë edhe sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, duke plotësuar kështu kuadrin e garancive amerikane për Perëndimin, të vëna në diskutim nga presidenti Trump. Mes Rusisë dhe SHBA-së ka mbetur pak për të diskutuar, duke nënkuptuar se bota do të vijojë me tensionet e tanishme, pa arrtitur në një rishikim të ligjit ndërkombëtar, i cili është vënë gjithësesi në pikëpyetje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.