Rama përballë pasqyrës, sërish personazh i krizës

Postuar në 18 Shkurt, 2017 14:18

Kanë ndryshuar rolet. Atë që Edi Rama bëri me Partinë Socialiste në vitin 2009 me grevën e urisë në bulevard, tani e ka përballë godinës ku është si kryeministër. Partia Demokratike nisi aksionin për të qëndruar në shesh deri në pranimin e kërkesave të saj për qeveri teknike që do të organizojë zgjedhjet, për të cilat opozita nuk ka garanci se me Edi Ramën do të jenë të lira e të ndershme.

Praktikisht me vendimin e opozitës për të qëndruar në shesh, kriza politika ka dalë nga parlamenti dhe ka zbritur në rrugë. Situata vjen vetëm 4 muaj para zgjedhjeve dhe thirrjeve të vazhdueshme të faktorit ndërkombëtar për përfundimin e reformës zgjedhore. 
Qeveria nuk e ka vënë shumë ulin në zjarr për të negociuar me opozitën garancitë që do të çonin drejt një normaliteti politik të protestës dhe tashmë kryeministri lipset të japë zgjidhje. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.