Vuçiç: Treg i lirë dhe bashkim doganor për Ballkanin Perëndimor. Jam konsultuar me Zvizdiç dhe Ramën

Postuar në 17 Shkurt, 2017 22:33

Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka hedhur idenë e bashkimit doganor për Ballkanin Perëndimor dhe vendosjen e një tregu të lirë. Ai e ka zyrtarizuar propozimin në takimin që ka patur me homologun austriak. Christian Kern, duke theksuar se “ideja synon të sjellë territoret tona më afër”, duke lehtësuar lëvizjen e mallarave.

Sipas Vuçiç vetëm nga vonesat e kamionëve në kalimet kufitare humbja – të paktën për Serbinë  - është 7%. Po kështu kryeministri serb ka sqaruar se rreth kësaj ideje, materializuar në një dokument të mirëfilltë - ka zhvilluar konsultime me kryeministrin boshnjak, Denis Zvizdiç dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ky i fundit nuk e ka informuar publikun rreth këtyre diskutimeve që kanë rëndësi.

Ishte ideja ime për një treg të lirë dhe bashkim doganor që do të na bëjë një treg më të madh dhe më tërheqës”, tha Vuçiç, duke nënvizuar se kjo është në fakt e ardhmja e Ballkanit Perëndimor.

https://europeanwesternbalkans.com/2017/02/17/vucic-proposes-regional-cu...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.