Zbulohet eseja e Churchill për alienët

Postuar në 16 Shkurt, 2017 10:33

Wnston Churchill besonte se planetë të tjerë mund të kishin jetë komplekse inteligjente. Kjo bëhet e ditur vetëm tani në revistën “Nature”, në të cilën astrofizikani izraaelit Mario Livio. Ai ka përcjellë elementë të një eseje 11 faqe të Churchill, shkruajtur në vitin 1939 dhe përmirësuar në vitin 1950, e por që nuk u publikua asnjëherë. Në këtë ese ish-kryeministri britanik, interesi I të cilit për shkencën ishte i madh, hedh mendimet e veta për një çështje kryesore edhe në kohën tonë.

Churchill ishte një shkrimtar pjellor, ai shkroi libra për historinë dhe luftën, por Livio thotë se në vitet ’30 ai ka publikuar në gazeta dhe revista edhe ese divulgative për çështje të evolucionit dhe qelizave. Në një artikull në vitin 1931, në revistën “The Strand” ai shkruante për fuzionin, shkrim që i atribuohet mikut të tij dhe këshilltarit për shkencën, Frederick Lindemann.

Eseja për alienët posedohet nga Muzeu Kombëtar Churchill në Fulton Missouri, aty ku ish-kryeministri britanik përmendi për herë të parë termin Perede e Hekurt dhe mban titullin: A jemi vetëm në univers? Në versionin e vitit 1939, titulli kishte qenë: A jemi të vetëm në hapësirë?

Duke marrë në konsideratë raportin ekzistencial ujë- jetë, ish-kryeministri britanik hedh idenë se Marsi dhe Venusi mund të jenë të vetmit të sistemin diellor që mund të kenë kushtet për jetë. Eseja siç njofton Livio përshkruhet nga hyrje dhe përkufizime, sqarime të shumta, të gjitha të nxitura nga “Lufta e Botëve”, e shkruar në vitin 1898 nga H.G Ëells dhe që u përcoll në radion amerikane.

Më tej Churchill shkruan për zbritjen e afërt në Hënë, në Venus apo në Mars, diçka e parashikueshme dhe dëshirueshme në kohën kur fluturimi po bëhej pjesë thelbësore edhe e fushatave ushtarake dhe jetës civile, por e cilëson shumë të vështirë udhëtimin ndëryjor. Eseja, siç thotë Livio mbyllet me hamendësimin e logjikshëm se me universin e pafundëm, miliardat e yjeve dhe sistemeve yjorë që kanë të asociuar planet, jeta përtej Tokës sonë nuk k apse të mos ekzistojë.

Eseja ka rëndësi jo si kontribut në fushën e shkencës, por se ajo hedh dritë mbi një aspekt të kohës kur shkenca po bëhej pjesë e politikës, në të cilën kryeministri britanik ka një vend të madh. Livio thotë se nga eseja zbulohet njohja nga Churchill e zbulimeve të Hubble dhe një afri e tij me kërkesat e një kohe ku shkenca ka rol të ri. I qartë fare në çështjet etik, ish-kryeministri dikur tha:  

Ne kemi nevojë për shkencëtarët, por jo për një botë shkencëtarësh”. Një entuziast dhe mbrojtës i shkencës që vjen në kontekstin e vlerave njerëzore, diçka që mbetet aktuale edhe sot.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.