Wikileaks: CIA spiunoi zgjedhjet e 2012-ës në Francë

Postuar në 16 Shkurt, 2017 22:35

Zgjedhjet presidenciale në Francë në vitin 2012 kanë qenë në lupën e njësive të spiunazhit të CIA-s. Lajmi bëhet i ditur nga Wikileaks përmes disa dokumentave të publikuara në faqen zyrtare të saj.Sipas sajtit të drejtuar nga Zhulian Asanzh, shërbimet sekrete amerikane kanë spiunuar për muaj me rradhë, para dhe pas zgjedhjeve, kandidatët francezë për president dhe partitë politike.Dokumentat e publikuara së fundi dëshmojnë se CIA gjykonte se presidenti francez i asaj kohe, Nicolas Sarkozy nuk ishte i sigurt për fitoren në zgjdhje dhe kishte urdhëruar agjentët e saj të mbledhin sa më shumë informacion rreth bisedave private të shefit të Elizesë në lidhje me rivalët e tij.

Inteligjenca amerikane kishte urdhëruar gjithashtu edhe mbledhje e informacioneve rreth partisë së Sarkozisë, UMP, e shndërruar më pas në partinë “Republikanët”. Financimet e kandidatëve, qasjet e tyre në ekonomi apo kriza e borxhit grek janë gjithashtu disa nga urdhëresat që u jepeshin agjentëve amerikanë sipas dokumentit të publikuar në Wikileaks.

Në këto urdhëra sekretë shkruhet se CIA kërkonte informacione të detajuara me qëllim qartësimin e peisazhit politik në Francë dhe për të krijuar një opinion të qartë rreth marrëdhënieve amerikano-franceze. Të gjitha këto në 2012, kur në SHBA kanë qenë në pushtet Obama dhe Clinton.

https://wikileaks.org/cia-france-elections-2012/document/2012-CIA-FRANCE...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.