Armando Prenga jashtë parlamentit, Prokuroria procedim penal për KQZ

Postuar në 16 Shkurt, 2017 12:19

Armando Prenga, votën e të cilit Partia Socialiste e përdori edhe pas problemeve me drejtësinë që e shpalli të pafajshem për plagosjen me armë në komisariatin e Kurbinit, do t'i hiqet mandati i deputetit. Në një dokument të publikuar nga prokuroria e Përgjithshme thuhet se deputeti socialist i Kurbinit, ka qenë i dënuar në Itali për vjedhje dhe në Shqipëri me gjobë për falsifikim dokumentash. Paralelisht me kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit Prenga, Prokuroria ka njoftuar se ka regjistruar procedim penal për shkelje ligjore nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas organit të akuzës, KQZ nuk ka bërë kallëzim penal për deputetin edhe pse ishte në dijeni se për depuetin kishte një vendimi të formës së prerë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Për më tepër, edhe në shkresën që  KQZ, dërgoi për verifikim të thelluar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, nuk specifikohet që subjekti i është përgjigjur me “JO” pyetjes nëse ka një vendim penal të formës së prerë. Veç kësaj shkelje Prokuroria thotë se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për një deputet dhe për dy kryetarë bashkie ka pranuar dorëzimin e një formulari të dytë tej afateve ligjore.
Ndërkohë, Sektori i “Dekriminalizimit” ka arritur në konkluzionin se deputeti Flamur Noka nuk është në kushtet e ndalimit, sipas këtij ligji. Në bazë të kërkesës së një grupi deputetësh, Prokuroria e Përgjithshme verifikoi informacionet lidhur me një masë të mundshme sigurimi dhënë ndaj tij në vitin 1991, nga autoritetet e ish-Republikës Federative Jugosllave. Në bazë të informacionit zyrtar të marrë nga ana e autoriteteve të Republikës së Serbisë, rezulton që subjekti Flamur Noka, “nuk figuron në evidencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme Serbe dhe si rrjedhojë nuk ka evidenca dënimesh në lidhje me këtë subjekt”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.