Sallata e reformës në drejtësi, PS me hallet e ambasadorëve

Postuar në 15 Shkurt, 2017 22:21

Ardhja e Petrit Vasilit në Ministrinë e Drejtësisë, duket se e ka çuar timonin e LSI-së në drejtim të kundërt me atë të qeverisë sai i takon reformës në drejtësi dhe rolit të ndërkombëtarëve në të ashtuquajturin Operacion Ndërkombëtar i Monitorimit. Pikënisje u bë një korrespondencë zonjës Calavera në cilësinë e kryetares së Bordit të Menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, strukturë që sipas Petrit Vasili nuk është e parashikuar në Kushtetutë, dhe ku raportohet se do të ishin pjesë edhe ambasadorët e huaj, mes të cilëve ambasadori amerikan Donald Lu dhe ajo e BE-së, Romana Vllahutin. Vasili iu drejtua me një letër presidentit Nishani, i cili nga ana e tij konfirmoi se një strukturë e tillë nuk gjen mbështetje as në gërmën dhe frymën e Kushtetutës. Në lidhje me kushtetuteshmërinë e Bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ka folur edhe deputeti socialist, Pandeli Majko. Sipas tij, për të huajt duhet tolerancë edhe nëse shkelet kushtetuta.

Në këto kushte LSI i është drejtuar komisionerit të Zgjerimit Johannes Hahn, përmes një letre të dërguar nga ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e kërkon ndihmën e tij për “kthimin në rrugën e Kushtetushmërisë dhe ligjit  të kësaj çështjeje me qëllim diskutimin e problematikës së lindur me krijimin e këtij Bordi. “Do të kërkoja angazhimin tuaj personal në nisjen e një komunikimi zyrtar me përfaqësimin e të gjithë aktorëve kryesorë lidhur me reformën në drejtësi për të bërë të mundur vijueshmërinë me korrektësi të këtij procesi"-shkruan Gjosha.

Qershisë mbi tortë i vihet Fatmir Xhafa, i cili në një letër drejtuar 3 organeve nga të cilat u përzgjodhën antarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi,  pikërisht kreut të Gjykateës Kushtetuese, asaj të Larte dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Xhafaj shkruan se procesi i përzgjedhjes së listave të kandidatëve nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Lartë të Drejtësisë është tërësisht në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin përkatës dhe për rrjedhojë edhe vetë rezultati i nxjerrë nga procesi i shortit të zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë. Ky qëndrim atakaon atë të kryetarit të kuvendit Ilir Meta, i cili në përgjigje të akuzave të ambasadorit amerikan deklaroi se procesi i zgjedhjes së anëtareve të propozuar nga Prokuroria ishte tërësisht në përputhje me Kushtetutën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.