Sinjale të qarta nga Brukseli, nuk ka shaka me zgjedhjet

Postuar në 14 Shkurt, 2017 20:56

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimi Europian nënkupton kushte, të cilat në ndonjë rast janë anashkaluar për të nxitur dialogun apo për të mos dekurajuar shoqërinë shqiptare në ëndrrën për t’u bërë pjesë e Europës. Për këtë proces deri më tani në emër të shqiptarëve ka negociuar politika që e ka përdorur këtë çështje për llogari të saj elektorale, duke ia faturuar të gjitha kostot vendit.

Ardhja e së majtës në pushtet nuk e ndihmoi dialogun politik që është një prej parakushteve të kulturës demokratike në një vend Eiuropian. Ndonëse premtonte shumë, kryeministri Rama jo vetëm që nuk i shërbeu çtensionimit të situatës, por nxiti edhe më shumë konfliktin politik me gjuhën injoruese ndaj opozitës dhe me konfigurimin e një grupi parlamentar të përbërë nga emra të inkriminuar.

Me presionin e ndërkombëtarëve kryeministri Rama u detyrua të pranojë marrëveshjen e dekriminalizimit, këmbanat e së cilës bien fort edhe për zgjedhjet e qershorit. Në Parlamentin Europian u debata të martën mbi draftrezoluten e Knut Fleckenstein për Shqiperinë ku vihet theksi tek zgjedhjet dhe implikimi i mundshëm i elementëve kriminalë. Për të shitblerja e votës është e pakonceptueshme.

Komisioneri për fqinjësinë dhe negociatat e anëtarêsimit, Johannes Hahn tha se “Palët duhet tê zbatojnë urgjentisht reformën zgjedhore. Janë shënuar hapa të rëndësishëm për dekriminalizimin, por duam të shohim zbatimin e tij në kuadrin e zgjedhjeve të përgjithshme”. Ndërsa raportuesi Eduard Kukan theksoi se “Zgjedhjet do të tregojnë pjekurinë e kulturës demokratike dhe për të testuar zbatimin e ligjit tê dekriminalizimit. Ato janë një shans për të evituar emërimin e personave me të shkuar kriminale”.

Lupa e Brukselit për Shqipërinë do të vihet edhe në zbatimin e reformës në drejtësi dhe procesin e Vettingut. "Ne presim zbatimin e reformës në drejtësisë, rezultate të qarta dhe të mëtejshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit tê organizuar”-tha Ian Borg, sekretari i shtetit maltez.  Ai bëri thirrje “që të evitohen deklaratat që nuk i shërbejnë fqinjësisë së mirê"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.