Dy ish-komando pjesë e bandës së grabitësve të Qafë Kasharit (Video)

Postuar në 14 Shkurt, 2017 21:31

Ministri i Brendshëm e përcolli me jo pak entusiazëm kapjen e 4 prej 6 autorëve të dyshuar të grabitjes së 3.2 milionë eurove të Qafë Kasharit. Ai tha se kjo është policia që duam. Ditjon Memlika dhe Neim Avdulaj, ish-komando në Forcat Ushtarake, pjesëmarrës në misione në Afganistan, janë dy prej autorëve të dyshuar për grabitjen e Qafë Kasharit në rrugën e Rinasit. Ata u kapën së bashku me dy grabitës të tjerë në një superoperacion të policisë. Ndërsa dy anëtarë të grupit janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë:

• Fation Xhyliu , 33 vjec, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish punonjës  në Shpsf “Rogat”

• Ditjon Memlika, 31 vjec, lindur në Tepelene dhe banues ne Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake

• Neim Avdulaj, 28 vjec, lindur në Vlorë dhe banues  në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit. 

• Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.

U shpallën në kërkim shtetasit me iniciale M.A., dhe Ç.A. dhe po punohet për kapjen e tyre.

Operacioni i Policisë së Tiranës dhe Drejtorisë Kundër Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë  e Tiranës u zhvillua në Vorë,  Prezë, Fushë Krujë, Lushnjë e Vlorë. Ai përfshiu edhe Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë. Ky grup është përgjegjës edhe për grabitjen e 3 dhjetorit 2015, ku u sulmuan me armë eskorta e vlerave monetare Rogat Security, në aksin Tiranë- Rinas, në afërsi të Qafës së Kasharit.

Video by trelosjermatis

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.