Dorëhiqet Këshilltari i Trump për Sigurinë Kombëtare

Postuar në 14 Shkurt, 2017 12:05

Pa u mbushur 1 muaj nga ceremonia e betimit, presidenti amerikan Donald Trump pëson "krizën" e parë brenda kabinetit. Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Majkëll Flin ka dhënë dorëheqjen, nën hijen e dyshimeve se diskutoi me ambasadorin rus çështjen e sanksioneve të SHBA ndaj Moskës, disa javë para se Trump të merrte detyrën. 
Sanksionet ndaj Rusisë i kishte lajmëruar ish-presidenti Obama dhjetorin e kaluar kur vendosi dëbimin e 35 diplomatëve rusë si kundërpërgjigje ndaj ndërhyrjes së Moskës në zgjedhje. Flin mohoi të ketë patur një bisedë tpër çështjen e sanksioneve me ambasadorin rus, duke thënë se me të diskutoi vetëm për përgatitjen e një bisede telefonike mes presidentit Trump dhe atij rus, Vladimir Putin. Sipas Washington Post, zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë kishin informuar qeverinë se Flin mund të ishte i ndikuar nga rusët, ndërsa New York Times theksojnë se ushtria kishte hetuar pas dyshimeve se në vitin 2015 Flin mund të ketë marrë para nga rusët. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.