Rama nxjerr Topin: Lu nuk e ka personale me Llallën

Postuar në 13 Shkurt, 2017 11:52

Një partie "djathtë" e frymezuar nga idetë majtiste të Edi Ramës i shtohet debatit mbi përplasjen e ambasadorit amerikan Donald Lu me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. është Bamir Topi, politikani që nga nënkryetar i PD-së u bë president dhe tani po gjen mea culpa tek Partia Socialiste dhe Edi Rama. Gjithsesi fushat nuk janë të ndara dhe siç thotë Topi llogaritë matematike i dalin mirë po të jetë në koalicion me Partinë Socialiste.

Topi ka dhënë një intervistë për gazetën Mapo ku duke iu referuar përvojës thotë se qëndrimet e Donald Lu nuk janë personale, por të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Nuk mund të interpr­etoj notat personale të debatit. Për sa unë njoh politikën dhe shtetin kam bindjen se në mënyrën e sj­elljes së përfaqësue­sve të partnerit tonë kryesor SHBA, asgjë nuk vjen me nota personale. Është në kulturën politike të atij vendi të madh funksionimi me gju­hë institucionale dhe të fortë e të drej­tpërdrejtë. Miqtë ta­në e kanë deklaruar qartë se kanë vendosmërinë të bëjnë Refo­rmën në Drejtësi shp­ejt, fort dhe pa mëdy­shje. Edhe bindja ime është që kjo refor­më nuk do të mund të ndalet dhe për asnjë arsye”- thotë Bamiri duke mbajtur ison e pushtetit. Ndërsa arsyeja që ka zgjedhur Partinë Socialiste për koalicion dhe jo Partinë Demokratike është si më poshtë:
"Është në të nj­ëjtin shtrat të pa ajrosur, ku ambiguiteti në mendime dhe sido­mos në vendimmarrje, sipas meje nuk jep shpresë për çlirim nga ‘prangat’ e frymës totalitare që mbizotëron në sjelljen e saj”, tha Topi për “Mapo”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.