Çfarë tregojnë arkivat e Agimit të Artë, projekti i hershëm politik i neonazistëve

Postuar në 13 Shkurt, 2017 19:12

Dalin në dritë të tjera dëshmi që e lidhin Agimin e Artë në Greqi si parti me frymëzim neonazist. Një video e publikuar së fundmi nga gazeta efsyn.gr   http://www.efsyn.gr/arthro/i-alithini-patrida-tis-hrysis-aygis tregon se gjithë bërthama politike e Agimt të Artë është e pranishme në ritualin e adhurimit për Gjermaninë Naziste.  Në videon 7 minuta shfaqen  kryetari Nikos Michaloliakos, por edhe anëtarët kryesorë të organizatës: Ilias Kasidiaris, Ilias Panagiotaros, George Germenis, Artemis Matthaiopoulos George Misiakas (Builder), Gletsos Dërguarit. Në ceremoni janë flamujtë me svastikën naziste si dhe parrulla Ku shktuhet “Fitore” dhe “jashtë hebrenjve”. Të gjithë këndojnë himinin e njohur (dhe të ndaluar në Gjermani) «Deutschland über alles» (Gjermania mbi të Gjitha).

Bandat muzikore që marrin pjesë në koncert janë ato të formuar nga anëtarët e organizatës dhe i përkasin të ashtuquajturës «Rrymë NS" (National Socialist) ose «Hatecore» dhe «ËP-Ëhite Power». Me interes të veçantë është dyshja gjermane që  ftoi Agimi i Artë posaçërisht për këtë koncert, Annett & Müller, dy neo-nazistë të njohur (Annett Moeck dhe Michael Müller), të cilët janë konsideruar si neonazistë nga Shërbimi Gjerman për Mbrojtjen e Kushtetutës. Müller vdiq në vitin 2009, ndërsa Annett denoncoi nazizmin në vitin 2011 dhe u bashkua me një program të riintegrimit nga autoritetet gjermane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.