Eduard Snowden drejt kthimit në SHBA

Postuar në 11 Shkurt, 2017 09:36

Edward Snowden, ish-kontraktori i të Zyrës së Sigurisë Kombëtare së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që zbuloi shkallën e madhe të spiunazhit të Uashingtonit ndaj aleatëve  të tij e konsideroi skenarin sipas  të cilit Moska është duke negociuar dorëzimin e tij, si një dëshmi të fortë se ai kurrë  nuk ka bashkëpunuar me shërbimet e inteligjencës ruse.

"Më në fund: prova bindëse se nuk kam bashkëpunuar kurrë me spiunazhin rus. Asnjë vend nuk dorëzon bashkëpunëtorët, pasi të tjerët do të ndihen të frikësuar” -ka shkruar Snowden nw Twitter.

Të premten një rrjet televiziv amerikan duke cituar zyrtarë të inteligjencës raportoi se  udhëheqja ruse po konsideron dorëzimin tek autoritetet amerikane të Snowden si një "dhuratë" për Presidentin Trump. Por rrjeti mediatik nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur këtë pohim.

Snowden mund të dënohet me 30 vjet burg nëse gjykohet dhe shpallet fajtor për akuzat për spiunazh dhe vjedhje të pronës shtetërore.

Anatoly Koutserena, avokati që përfaqëson Snowden, tha se Rusia nuk ka marrë një kërkesë për ish-kontraktorit të NSA dhe shpresonte që qeveria Trump të mos e çonte klientin e tij para drejtësisë penale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.