Droga “pa doganë” dhe gjoba e koncesionit të skanimit me vulën e qeverisë

Postuar në 11 Shkurt, 2017 13:55

Mediat italiane raportojnë për sasi rekord droge që kanë mbërritur nga Shqipëria dy muajt e parë të 2017-ës. Llogariten në 9 ton kanabis, e ardhur në rrugë detare, ilegale ose përmes porteve që lidhin dy vendet. Rruga më e përdorur është ajo e Portit të Durrësit ku janë regjistruar disa raste kamionësh të ngarkuar me lëndë narkotike kryesisht kanabis.  

Rasti më i fundit është ai në Ankona, ku sipas policisë italiane u bllokua një kamion i ngarkuar me 8 ton marijuanë. Droga ishte nisur nga Shqipëria, por ende nuk dihet se cili ishte destinacioni i ngarkesës. Sapo kishte mbërritur në Itali, kamioni ishtë vënë në lupën e forcave të Guardia di Fianzas. Në pranga ra shoferi i kamionit, një shtetas maqëdonas 38-vjeçar. Vlera e mallit të sekuestruar llogaritet në milionë euro. Pra rrjeta legale ajo e skanimit të mallrave dhe mjeteve që hyjnë e dalin nga portet shqiptare nuk ka qenë dhe nuk është fare pengesë.

Edhe i shumëkërkuari Kelmend Balili sipas hetimeve ndiqte të njëjtën rrugë, drogën e transportonte në Greqi me kamionë të ngarkuar me fruta perime. Për të luftuar pikërisht kontrabandën në doganë qeveria e mëparshme dha me koncesion shërbimin e skanimit duke ngarkuar me tarifa shtesë biznesin. Kontrata 216 milionë euro me Rapiscan u kritikua ashpër nga opozita e atëhershme, e cila sapo erdhi në pushtet la në fuqi kontratën me disa modifikime të vogla.

Të njëjtat duar vazhdojnë të kenë kontrollin e skanimit në dogana ku përditë trafikohen tonelata kanabis me kamionë. A është dhe kjo pjesë e marrëveshjes mes qeverisë aktuale dhe koncesionarëve të skanimit? Faktet të bëjnë të dyshosh se lehtësia me të cilën kamionët me kanabis kalojnë nga pikat doganore i shmangen skanimit dhe rezultatet janë ato që publikohen në mediat italiane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.