BE-ja, neutrale në krizën maqedonase

Postuar në 10 Shkurt, 2017 08:30

Brukseli nuk ka asnjë sugjerim konkret për qeverinë e re në Maqedoni. Eurokomisioneri Johannes Hahn gjatë vizitës së tij në këtë vend ka apeluar për bashkëpunim dhe ndjekje të rrugës euroatlantike në krijimin e qeverisë, krijimin e së cilës e synon Zoran Zaev I LSDM-së.

Është e domosdoshme që sa më shpejt të formohet qeveria e re e vendit dhe drejtuesit e partive politike parlamentare të tregohen të përgjegjshëm. Jam këtu që t'i dëgjoj politikanët. Nuk do t'i jap këshilla asnjërës parti se si të veprojë në të ardhmen. Por që të gjithë duhet ta dinë se janë përgjegjës për vendimet që marrin. Partitë kanë arritur mjaft këto dy vitet e fundit. Kishim Marrëveshjen e Përzhinës dhe u realizuan zgjedhje të besueshme të pranuara ndërkombëtarisht. Por zgjedhjet nuk janë fundi i procesit. Qëndrimi jonë është që sa më shpejt të formohet qeveria e cila përpara ka shumë sfida në fushën e reformave, gjyqësisë dhe sigurisë. Qeveria e re duhet të ndjekë rrugën euroatlantike. Politikanët duhet të mbajnë përgjegjësi për vendimet e tyre dhe të vendosin në të mirë të perspektivës së popullit. Kjo nënkupton se kanë shumë sfida përpara. Sa më shpejtë të ketë qeveri aq më mirë është”, ka thënë Johannes Hahn, citon Deutsche Welle.

Qeveria në Maqedoni duhet të krijohet nga një i mandatuar nga Presidenti, i cili ka deklaruar se do të mandatojë atë që provon se ka shumicën në parlament.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.