Reformatorët dhe absurdi me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

Postuar në 08 Shkurt, 2017 22:14

Politika ka marrë përsipër të tundë themelet e sistemit të drejtësisë në emër të reformës që kaloi me konsensus mesnatën e 21 korrikut, por ashtu siç ka nisur udhëheqësit dhe zbatuesit e reformës tregojnë se kanë dalë vetë nga binarët. U presupozua se 27 Janari hapi një faqe të re të drejtësisë shqiptare dhe historisë së vendit, pasi u hodh shorti për anëtarët e Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë, institucioni i parë që do të ngrihej nga zbatimi i Reformës në Drejtësi. Mirëpo pa u shuar jehona e goglave të shortit rezulton se

asnjë nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë  që u ra shorti nuk rezulton të këtë kryer studimet e Magjistraturës, siç e kërkon kriteri i përcaktuar ne paragrafin D, të nenit 221 të ligjit. Gjykata e Lartë duhet të kishte dërguar specifikisht gjyqtare që përmbushnin kriteret. Gjatë procedurës, deputetja e Partise Socialiste, Vasilika Hysi e konstatoi këtë shkelje të ligjit dhe kërkoi skualifikimin e kandidatëve të Gjykates së Lartë, por me vendim të Ilir Metës puna vazhdoi

HYSI META by trelosjermatis

Në fakt kjo procedurë u atakua edhe nga ambasadori amerikan Donald Lu për rastin e Prokurorisë dhe dy kandidaturave që ajo kishte dërguar, të cilat sipas Prokurorisë ishin të vetmet që plotësonin kriterin e Shkollës së Magjistraturës.  Ai tha se Adriatik Llalla është kundër reformës në drejtësi, ndërkohë që nëse Llalla ka zbatuar ligjin, nuk kuptohet pse ambasadori amerikan duhet të dilte kundër Prokurorit, diçka që mund të ishte evituar nësë do të konsultohej me Vasilika Hysin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.