Ndërron jetë filozofi Tzvetan Todorov

Postuar në 08 Shkurt, 2017 11:04

Ka ndërruar jetë(dje) në moshën 78 vjeçarae filozofi bullgar Tzvetan Todorov. Ai lindi në vitin 1939 dhe në vitin 1960 u vendos në Francë për t’I shpëtuar regjimit komunist në vendin e origjinës. Një mendimtar origjinal që publikoi 21 libra, mes të cilëve Hyrje në Poetikë, Konkuista e Amerikës, Parimi Dialogjik, Përballja me Ekstremen: Jeta morale në Kampet e Përqendrimit etj.. Ndërhyrjet e tij publike kanë patur temë kryesisht terrorizmin, mënyrën e reagimit ndaj dhunës, duke dalë kundër asaj që ai e quante “filantropia e akteve ushtarake”.

Në shqip janë publikuar të paktën dy vepra të tij: Fryma e Iluminizmit dhe Konkuista e Amerikës.

http://www.corriere.it/cultura/17_febbraio_07/morto-tzvetan-todorov-filo...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.