A ka një projekt real për Karpenin? Cili është roli i Endri Fugës?

Postuar në 07 Shkurt, 2017 22:15

Mustafa Nano është fokusuar sot në emisionin "Zululand" tek investimi i shumëdiskutuar mbi portin e Karpenit. Nano ka bërë një rezume të historisë së këtij projekti, të cilën gjatë gjithë emisionit e ka parë me dyshim duke ngritur pikëpyetje.

Më bëjnë që ta shoh me dyshim një numër gjërash, siç janë fakti që kompania ‘Star Bridge..’ ka si kapital fillestar vetëm 100 stërlina, fakti që ajo është një kompani e re, disavjecare, fakti që një pjesë të aksioneve të veta ia ka shitur shpejt e shpejt një kompanie tjetër gjithashtu të re në Singapor (është fjala për kompaninë “One gate Asia PTE Ltd”), e cila po njësoj ka një kapital fillestar qesharak, fakti që ajo në periudhën 2013-2105 ka qenë në gjumë absolut (është pa asnjë aktivitet), fakti që të gjitha kompanitë e mëdha, emrat e të cilave përmenden nga qeveria, siç janë banka britanike e Investimeve, William Blair, kompania amerikane AECOM, kompanitë zbatuese gjithashtu me emër, mohojnë të kenë ofruar 5 miliardë dollarë, dhe thonë se ato thjesht janë kontaktuar për një projekt të tillë, dhe se ato kanë marrë përsipër një rol këshillues, asgjë më tepër, fakti që dy prej tyre nuk pranojnë të japin shpjegime, gjë e rrallë kjo për kompanitë serioze të botës, fakti që ligji për këtë koncesion u fut më 22 korrik 2016, një ditë pasi deputetët votuan ligji e famshëm për drejtësi, fakti që sipas ligjit që u miratua atë datë, për këtë koncesion, sot duhej të ishin mbyllur negociatat, duhej të ishte lidhur kontrata e ndoshta duhet të kishin filluar të ngrinin kantierin në Karpen, të gjitha këto pra të bëjnë të mendosh se ky është një projekt i mistershëm”.

Madje, Nano tha se, përderisa qeveria i ka ndërprerë infot mbi këtë gjë, i bie që ose kontrata është lidhur dhe mbahet, për arsye që vec qeveria i di, sekret, ose që kontrata nuk është lidhur e nuk ka për t’u lidhur asnjëherë. “Ka më shumë mundësi kjo e dyta”.

Nano denoncoi dhe një rol të këshilltarit të kryeministrit për mediat Endri Fugës.

Për rolin e tij na bën me dije një prononcim i zëdhëdhënëse së AECOM-it. Kjo e fundit u ka thënë gazetarëve të BIRN-it se “Unë nuk kam gjëra të tjera për t’iu thënë; për informacione të mëtejshme mund të kontaktoni me këshilltarin për mediat të kryeministrit”. “Ky është skandal!”, përfundoi Nano. “Nuk kuptohet se me ç’të drejtë është futur në këtë affare e në kontaktet me kompantë e interesuara një këshilltar për median i kryeministrin?”, dhe pas kësaj Nano, i cili e konsideroi Fugën si njeriun më të rëndësishëm të maxhorancës pas Ramës e Metës, dhe kjo gjë të krijon idenë jo të një këshilltari të kryeministrit, por të një ortaku të tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.