Sarkozy në gjyq për shpenzimet e fushatës presidenciale

Postuar në 07 Shkurt, 2017 12:11

Një tjetër politikan francez do të dalë para gjyqit. Bëhet fjalë për ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy, i cili do të ulet në bankën e të akuzuarve për rastin e financimit të fushatës zgjedhore të vitit 2012. Sarkozy dhe 13 bashkëpunëtorë të tij akuzuohen për faturat e rreme në rastin e njohur si «Affaire Βygmalion». Ata u munduan të fshehin tejkalimin e  tavanit të parashikuar me ligj për shpenzimet e fushatës për zgjedhjet presidenciale. Fushata zgjedhore e Sarkozy e tejkaloi kufirin € 22.5 milionë eurove. Bygmalion quhej kompania që organizonte takimet elektorale të Sarkozy.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.