Një program social(ist) përballë qeverisjes socialiste

Postuar në 06 Shkurt, 2017 10:45

Ben Blushi ka publikuar sot në profiling e vet në Facebook 20 pika të atij që ngjan të jetë thelbi I programit të partisë së tij “Libra”. Ndonëse është një skicë dhe një propozim që nuk ka fuqi vendimmarrëse, drafti meriton vëmendje sepse kemi një alternativë për diskutim përkundrejt programit qeverisës që tani ka nisur të flasë për miliarda.

Minimumi jetik në rreth 17 mijë lekë, heqje e tatimit për interesat e kursimieve deri në 2.5 milionë lekë, ndryshimi i tatimit mbi të ardhura në 10%, normë tatimi 0 për biznese me fitime vjetore deri në 1 milionë lekë pavarësisht xhiros, dyfishim i buxhetit për arsimin deri në 5% të PBB-së, këto janë disa prej propozimeve. Natyrisht këto vijnë me një faturë, por forca tërheqëse e propozimeve do të shihet nëse vetë qeveria aktuale që është në krizë besimi, do të adoptojë apo jo një prej tyre.
Në program hyn edhe anullimi i konçesioneve në shëndetësi, por kjo është teorike sa kohë konçesionet janë kontrata dhe duhet sqaruar si do realizohet zgjidhja e njëanshme e kontratës.

Një moment që është për t’u shënuar është çështja e pronës.

LIBRA do të garantojë procedura falas për çertifikimin e pronësisë së tokës bujqësore. Do të vendosë afat të shkurtër për legalizimet, do të bllokojë legalizimet e çdo objekti në zonat turistike, do të kufizojë efektet kohore të ligjit 7501 duke i dhënë përparësi kthimit të pronave në frymën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Blushi.

Veprimi i ligjit në fjalë është abroguar në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, por sugjerimi vendos si përparësi format kushtetuese të fitimit të pronës përkundrejt aventurave destabilizuese si ato që krijon ligji në fjalë. Ky është një propozim shumë delikat që kërkon sqarime nga profesionistë dhe analizë konkrete, por rëndësia politike e tij qëndron në faktin se në skenë po dalin subjekte që po relativizojnë dhe godasin një ligj kaq të dëmshëm si ai 7501.

Në fokus vijnë edhe punësimi i të rinjve, për të cilët Blushi thotë se do “subvencionojë sigurimet shoqërore të ndërmarrjeve që punësojnë të rinj deri në 28 vjeç, si edhe duke përjashtuar 4 vjet nga taksat bizneset inovative dhe start-up’ e të rinjve”. Përjashtim nga tatim fitimi deri në 2 vjet për emigrantët që kthehen dhe  një parlament me 100 deputetë, 10 nga të cilët janë nga diaspora, dy propozime të tjera, që duket se kanë një marzh demagogjie në to.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.