Akuzat jo vetëm nga Fronti i së Keqes/Arqipeshkvi Massafra: "Njerëzit mbajnë armë, sepse shteti nuk i mbron".

Postuar në 06 Shkurt, 2017 16:00

Ministri Tahiri hasi për herë të parë në një këndvështrim tjetër të çështjes së armatosjes së shqiptarëve, kur Arqipeshkvi i Shkodrës i tha se njerëzit kanë frikë.

"I bëj thirrje që të dorëzojnë armët, por edhe shteti duhet të jetë më i fortë dhe të mbrojë qytetarët në mënyrë që të mos kenë frikë dhe të mos mbajnë armë”, është shprehur Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra gjatë takimit në fshatin Dajç. 

Imzot Angelo Massafra shtoi se njërëzit nuk janë të sigurtë, ndërsa ministri iu përgjigj se kjo nuk është arsye që ata të mbajnë armë.

Comments

Submitted by Kevinjon (not verified) on

Si nuk ju vjen turp qe titulloni Sali Berishen me plot goje "fronti i se keqes"??? Ku ndodh kjo qe nje portal te ofendoje kaq hapur? Te pakten ta vinit ne thonjza si une sepse edhe permendja e kesaj thenje Mafioze eshte deshmi per denim penal.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.