"Putin është vrasës". Trump: "Mendoni se SHBA janë kaq të pafajshme?"

Postuar në 05 Shkurt, 2017 16:09

Pesidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë një intervistë Bill O’Reilly për Fox News. Pjesë të intervistës që jepet sot janë publikuar online dhe aty shfaqet presidenti amerikan që thotë se e respekton presidenti rus, “pasi ai është lideri kryesor i vendit të vet”. Trump thotë se nëse ne bashkëpunojmë me Rusinë kundër ISIS dhe terrorizmit islamik, atëherë kjo do të ishte shumë mirë, por ai nuk dha garanci nëse do të gjente gjuhën përherë me Putin. I pyetur nëse ai e respekton Putin që është “një vrasës”, Trump tha se “ka shumë vrasës. Mendoni se vendi ynë është kaq i pafajshëm?”. Akuzë kjo direkte për politikat e deritanishme amerikane, apo edhe një mënyrë për të dalë nga situata.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.